• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Hahn: Zbatoni rekomandimet e BE-së, luftoni korrupsionin

15:18 : 30/03/2016
në POLITIKE

Eurokomisioneri, Johanes Hahn ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku ka dhënë mesazhe të qarta duke kërkuar zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe dekriminalizimit.

“Të vazhdohet përpara me rekomandimet që kemi dhënë që të arrihet gjithçka kemi kërkuar. Institucionet evropiane po bashkëpunojnë ngushtë me ato shqiptare sidomos në disa fusha kyçe. Ne jemi mjaft të interesuar edhe për Komisionin e Venecias, të vazhdojë puna, të ecë përpara. E rëndësishme të luftohet korrupsioni, të arrihet transparenca. Duhet një sistem gjyqësor transparent. Zbatimi i këtyre reformave është mjaft i rëndësishëm. Theksohet zbatimi i 5 prioriteteve që janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Çelja e negociatave është pjesë e procesit por e rëndësishme se çfarë do të bëhet pas hapjes së negociatave”, deklaroi Hahn, duke kërkuar bashkëpunim për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Komisineri Hahn theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE mund të zgjasë, por në fund sipas, tij të gjithë do jenë të kënaqur.

“Në fund të këtij proçesi që mund të zgjasë, në fund fitoni më shumë. Mund të jetë më sfiduese, më e gjatë por në fund do jetë në interesin tuaj, të qytetarëve shqiptarë”.

Në lidhje me çështjen e pronave, Hahn tha se duhet gjetur një zgjidhje e drejtë që adreson të drejtat e së kaluarës por edhe situatës aktuale. “Ju rekomandoj që të gjeni zgjidhje, kam kuptuar që kjo çështje është në gjykatë dhe ajo duhet ta trajtojë në kohën e duhur pa humbur afatet”.

Lexo edhe:

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

Për sa i përket kodit zgjedhor, Hahn rekomandoi që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e ODIHR.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh se “duhet të jemi sa të mirë kuptueshëm me njëri-tjetrin mes nesh po e po, por edhe me qeverinë pasi ky proces transparencën e gjithëpërfshirjen i ka elementët garantues të suksesit”.

Bregu tha se Evropa siç e dimë të gjithë është e përfshirë sot nga kriza më të mëdha se sa mungesa e mirëkuptimit tonë të vazhdueshëm politik dhe sigurisht që zgjerimi nuk është halli më i madh i evropianëve, por ajo shprehu bindjen se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian edhe pse nuk është një garanci për një botë perfekte, do të nënkuptonte garanci më të mëdha për nivelin tonë të demokracisë, duke filluar nga zgjedhjet e lira e të ndershme, sundimi i ligjit dhe deri tek standardet e përgjithshme, të cilat sot janë të kërcënuara fatkeqësisht edhe nga terrorizmi në Evropë”.

“Nuk është çështja se sa të suksesshëm kemi qenë ne gjatë këtij viti për mbikëqyrjen e procesit të integrimit, – shtoi Bregu, – por besoj se për të gjithë ne, më rëndësi është që ky Këshill të konsolidojë të kuptuarit njësoj të detyrimeve të procesit”.

“Dhe që puna jonë të jetë me rezultative duhet sigurisht që të gjithë dokumentet e rëndësishme që qeveria harton edhe për procesin e integrimit të konsultohen bashkë me ne në fazën e tyre fillestare”, tha ajo.

Bregu kërkoi nisjen në mënyrë urgjente të përgatitjes së kuadrit strategjik për çeljen e negociatave, pavarësisht se kur do të ndodhë ajo.

Kjo është mbledhja e 5 e Këshillit Kombëtar të Integrimit i cili është ngritur vetëm një vit më parë me 44 anëtarë, të cilët janë përfaqësues jo vetëm nga parlamenti, por edhe nga shoqëria civile, institucione të pavarura, bota akademike dhe media.

 

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i bëri thirrje palëve politike të gjejnë dialogun politik dhe të miratojnë bashkërisht reformën në drejtësi.
“Falënderoj komisionerin Hahn, pika kyçe e këtij takimi mbetet sërish reforma në drejtësi, i bëj thirrje palëve për dialog politik të hapur dhe për kalimin sa më parë të kësaj reforme që i hap rrugë çeljes së negociatave dhe kthen besimin tek qytetarët”.

Gjatë diskutimeve kreu i PR-së Fatmir Mediu ngriti çështjen e pronave duke thënë se këto 25 vite ka qenë e pazgjidhur në Shqipëri, ndërsa quajti antikushtetues miratimin e ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.
“Ligji për pronat është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk është shqyrtuar as një dosje e vetme e pronarëve legjitimë”, tha ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

10:49 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025
RAJONI

Një tërmet i fortë godet Greqinë, frikë edhe për paslëkundje të tjera

10:28 : 05/11/2025
AKTUALITET

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025
BOTA

U bllokua për shkak të dronëve, rihapet sot aeroporti i Brukselit

10:18 : 05/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

09:57 : 05/11/2025
Para

Fotoja e çiftit që po çmend njerëzit, shikoni çfarë fshihet pas saj

TË GJITHA

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

10:49 : 05/11/2025

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025

Një tërmet i fortë godet Greqinë, frikë edhe për paslëkundje të tjera

10:28 : 05/11/2025

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025

U bllokua për shkak të dronëve, rihapet sot aeroporti i Brukselit

10:18 : 05/11/2025

EMRI/ Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

09:57 : 05/11/2025

WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

09:46 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com