• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Po LSI pse hesht për Parkun?

18:05 : 29/03/2016
në OP-ED

Nga Boldnews.al

Përplasjet fizike ndërmjet Policisë dhe protestuesve të shoqërisë civile dhe opozitës duket se nuk e kanë dërguar zhurmat e saj deri tek selia e LSI-së, e cila gjendet vetëm pak qindra metra nga skena e ngjarjes së kësaj fillim-jave tek zona e Liqenit Artificial, në Tiranë.

Për më tepër, as zhurmat e detyruara mediatike kësaj radhe, të cilat në përgjithësi kanë qenë “të mekura”, nuk kanë shkuar në shqisat e aleatit kryesor qeverisës të Partisë Socialiste.

Organi zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gazeta “Integrimi”, nuk kishte asnjë raportim për sa ndodhi të hënën ndërmjet forcave të Policisë dhe protestuesve që tentojnë të shpëtojnë një pjesë të parkut të gjelbër të Tiranës nga betonizimi, i cili është parashikuar të shndërrohet në kënd të betonizuar lojërash për fëmijë.

LSI-ja, e cila nuk humbet asnjë rast të jetë e pranishme në media, zgjedh të qëndrojë e heshtur sa herë ka përplasje të hapura ndërmjet forcës kryesore qeverisëse, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Rasti i “Liqenit Artificial” është një ndër shembujt tipikë, ku LSI zgjedh të luajë rolin e spektatorit. Ky rol i heshtur, gjithësesi nuk duket se është aq pasiv. Këndi i lojërave tek liqeni artificial në kryeqytet po zhvillohet në bazë të një leje ndërtimi me kusht, të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT), të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në një dokument të publikuar më parë në “Boldnews.al” shihet qartësisht se kjo leje, megjithëse ka marrë shumicën e votive të anëtarëve të KKRRT-së, nuk është firmosur nga asnjë prej ministrave të LSI-së. Në bazë të Vendimit nr.1, dt. 12.02.2016 të KKRRT-së, para se të niste zhvillimin, leja e ndërtimit duhej paraprakisht të merrte ligjshmërinë nga Ministria e Mjedisit, e cila duhet të përcaktonte ndikimin në mjedis të projektit zhvillimor. Pra, leja duhej “legalizuar” nga një ministër i LSI-së, Lefter Koka.

Në një përgjigje zyrtare që Agjencia Kombëtare e Mjedisit, strukturë në varësi të ministrisë së Mjedisit, i kthen grupimit shoqëror “Qytetarët për Parkun” në dt. 23 mars 2016, konfirmohet se pranë atij institucioni nuk është aplikuar për leje mjedisore. Pra, edhe në këtë rast, një pjesë e qeverisë që mbulohet nga LSI-ja, dukshëm është tërhequr nga projekti i këndit të fëmijëve në parkun e Liqenit Artificial.

Në fushën e deklarimeve publike, i vetmi rast kur LSI-ja ka dhënë një qëndrim publik për këtë temë të nxehtë debati publik dhe politik, ka qenë një shprehje tipike e kreut të saj, Ilir Meta. I pyetur nga media rreth dy javë më parë, Meta u shpreh se projektete me impakt publik duhen konsultuar me qytetarët dhe duhet të jenë sa më transparente. Në dukje, Meta u shfaq si kundërshtar i protestave, në të cilat kishte filluar të merrnin pjesë edhe eksponentë të opozitës. Por, në thelb, ai godiste vendimmarrjen e Bashkisë së Tiranës në dy pikat kryesore; në mungesën e konsultimit publik dhe në mungesën e transparencës për realizimin e projektit në parku e Liqenit.

Qëndrimi jo-pozitiv i LSI-së ndaj Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erjon Veliaj, për njohësit e korridoreve të politikës shqiptare është një fakt i pranuar. Kjo qasje, në mos kundërshtuese, të paktën jo-mbështetëse, duket se e ka gjenezën e saj që në periudhën e para fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të Qershorit 2015.

Me fuqizimin e saj në Parlament, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte synimin kryesor që, në Tiranë, kandidati i maxhorancës të ishte prej radhëve të saj. Madje, shumëkush vinte bast që kandidate për drejtimin e kryeqytetit do të ishte Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës dhe figurë kryesore e LSI-së. Por, me fuqinë e tij elektorale, kryeministri Edi Rama vendosi që kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës do të ishte Erion Veliaj. Pavarësisht se dukej se kjo zgjedhje shkaktoi pakënaqësi të mëdha ndërmjet aleatëve të majtë, ajo nuk ndikoi aspak në rezultatin zgjedhor. Erjon Veliaj fitoi bindshëm përballë kandidatit të djathtë, Halim Kosova, kjo edhe falë votave të LSI-së, e cila nuk gjeti të njëjtën mbështetje nga Partia Socialiste në disa bashki të tjera, ku kandidonin emrat e saj.

Që prej zgjedhjeve lokale, pavarësisht se drejtuesit e koalicionit mundohen ta mohojnë, ndërmjet PS-së dhe LSI-së ka përfunduar “muaji i mjaltit” politik. Ndoshta, këtu duhet gjetur edhe arsyeja e heshtjes së LSI-së sa herë që ndërmjet PS-së dhe PD-së ka përplasje ballore apo periferike. Shprehja emblematike e Metës gjatë muajve të fundit, “me qetësi dhe dashuri” duket se është norma e saj e sjelljes sa herë që opozitarët e përhershëm përplasen ashpër politikisht me njëri-tjetrin. Kryeministri Rama, për të disatën herë, duhet të përballet vetëm me opozitën e djathtë që nuk ka asgjë se çfarë të humbasë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

Kylie Jenner mahnitëse në xhirimet e klipit të parë (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com