Zirkon Disha, një aktivist i njohur i çështjeve të mjedisit ka protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrisë në lidhje me betonizimin e Parkut të Liqenit Artificial.
Përgjatë marshimit të tij, Disha mbante veshur një kostum që personifikonte betonin dhe në kokën e tij kishte të stampuar një ekran ku shkruhej prova teknike dhe “Jo Betonit”.