• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parukierja rreh dy inspektorët e Tatimeve në ish-Bllok që i kërkuan kasën

22:15 : 23/03/2016
në AKTUALITET

Dy inspektore të Tatimeve janë dhunuar fizikisht nga një parukiere në Tiranë.
Incidenti i dhunshëm është shënuar në gusht të vitit 2015, në një parukeri pranë zonës së ish-­Bllokut, gjatë aksionit kundër informalitetit, shkruan Panorama.

Debati mes parukieres dhe dy inspektoreve femra ka pasur si shkak nisjen e procedurës së gjobës për mungesën e kasës fiskale. Fjalët i kanë lënë shpejt vendin fyerjeve nga ana e parukieres në drejtim të inspektoreve e më tej deri në përdorimin e forcës. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore “protagonisten” e ngjarjes, parukieren Elvira H., për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Ajo u dënua me 6 muaj burg, por nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht të pandehurën për një periudhë prej 18 muajsh.

NGJARJA
Referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, përplasja fizike mes të pandehurës Elvira H. dhe dy inspektoreve femra të Tatimeve ka ndodhur në parukerinë e saj, më 27 gusht 2015. Sipas vendimit, dy inspektoret e Tatimeve J. A. dhe J. V. rreth orës 11:30 të kësaj date, kanë dalë në një nga rrugët pranë zonës së ish­ Bllokut, për të verifikuar disa subjekte tregtare nëse ishin të pajisura apo jo me kasa fiskale.

Pasi kanë konstatuar një subjekt “Parukeri” për femra, janë futur brenda saj. Dy punonjëset e Tatimeve i janë prezantuar me detyrën e tyre të pandehurës dhe i kanë thënë se do të mbanin akt­konstatimi, sepse nuk ishte e pajisur me kasë fiskale. E pandehura u ka thënë inspektoreve tatimore se ai ambient ishte një dhomë e banesës dhe se ajo aty jetonte. Nga ana e tyre, dy inspektoret e Tatimeve i kanë bërë me dije se aty kishin konstatuar një kliente, e cila po krihej. “Pas fjalëve e debatit të shkëmbyer me inspektoret, e pandehura ka filluar t’i shajë e t’i qëllojë këto shtetase që po kryenin detyrën.

Në këto momente, inspektoret kanë njoftuar shërbimet e policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë shoqëruar të pandehurën në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë”, thuhej në vendim. Pas këtij momenti, inspektoret J. A. dhe J. V. kanë kallëzuar para oficerëve të Policisë veprimet e dhunshme fizike ndaj tyre nga ana e të pandehurës Elvira H. Nga ekspertimet mjekoligjore ka rezultuar se te punonjësja e Tatimeve J. V. është konstatuar një gërvishje­ çarje në pjesën e përparme të qafës, ndërsa tek inspektorja J. A. një çarje e mukozës së anës së majtë të gojës. Ekspertimi përcaktonte se dëmtimet ishin shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe që shkaktonin humbje të aftësisë për punë deri në nëntë ditë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Keqtrajtonte udhëtarët në metro, por në fund e pëson (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com