• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Blushi: Rilindja kapi PS-në. Referendumi i paligjshëm, ja çfarë thotë Statuti

22:09 : 21/03/2016
në POLITIKE

Deputeti socialist Ben Blushi deklaron se Referendumi i propozuar nga kryeministri Edi Rama për më 9 prill është i paligjshëm. Në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Blushi tha se kongresi i sapombaruar i PS-së nuk miratoi një pyetje që do t’i drejtohet anëtarësisë, por kjo është vetëm njëra anë.

Sipas Blushit, statuti i ri rregullon çështjet e referendumit në bazë të kodit zgjedhor dhe këtu shkelet ky kod.

“Neni 56 i kodit të zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi i shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai.

Sipas Blushit, Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë. “Referendumi është një mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës, kurse në zgjedhje do të shkojë përballë dikujt tjetër”, tha Blushi.

Ai deklaroi se Rama ka ndryshuar rregullat e garës pa filluar ende ajo.

“Në 2003 Edi Ramën e pranuan në garë jashtë çdo norme. Kryeministri i asaj kohe e lejoi atë që Edi Rama po e pengon sot”, vijoi ai.

Blushi kritikoi nenin 40 të statutit të ri, që përcakton se kush është kryeministër është automatikisht edhe kryetar i partisë ku ajo është në pushtet.

“E zëmë se koalicioni prishet dhe Edi Rama bie si kryeministër, a mund të thuash kush është kryetar i PS, sepse ky e ka këtë detyrë për shkak të detyrës si kryeministër. Nëse koalicioni prishet nesër dhe LSI ikën, kush është kryetar i PS? Nuk jam kundër referendumit, jam kundër që referendumi të zëvendësojë zgjedhjet për kryetar. 100 mijë anëtarë të PS, zëvendësohen me një votë, me atë të Ilir Metës. Pra e gjithë vota e bazës socialiste është e barabartë me atë të Ilir Metës”, tha ai.

Blushi u shpreh i bindur se përfaqëson shumicën e anëtarësisë së PS-së dhe ishte akoma më i ashpër kur foli për “Rilindjen”. “Të jesh i bindur që Edi Rama është pakicë në Partinë Socialiste dhe ndaj ka frikë nga zgjedhjet”, deklaroi Blushi.

“Rilindja kapi Partinë Socialiste në Kongres. Rilindja ka falimentuar dhe Edi Rama është përfaqësuesi tipik i saj”, tha Blushi.

Blushi tha se nuk do të tërhiqet nga beteja për të zhvilluar zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste dhe do të vazhdojë të qëndrojë dhe luftojë brenda kësaj force politike deri në pikën kur…

“Megjithëse më vodhën bicikletën (vendimet e Kongresit) unë do vazhdoj të eci. Mund të eci pak më avash, por do të eci sërish. Do të vazhdoj të luftoj brenda Partisë Socialiste deri në momentin kur të jem bindur që Rilindja dhe PS janë bërë një”, tha ai. /TCH/

(Boldnews)

Lexo edhe:

Rama premton “qiqrra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama premton “qiqrra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
Para

Skandal në Kinë: Përhapet vaksina që nxit zemërim, banorët të alarmuar

TË GJITHA

Rama premton “qiqrra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com