• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Fiton ndaj Bylisit, Vllaznia nis garën për vendin e 6-të

16:18 : 20/03/2016
në SPORT

Skuadra e Vllaznisë ka fituar sot minimalisht me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Bylisit në një përballje deri diku direkte në garën për mbijetesë, duke regjistruar kështu fitoren e tretë radhazi.

Një sukses i çmuar ky i shkodranëve për objektivat e tyre sezonalë, teksa tashmë Vllaznia mund të konsiderohet e shpëtuar, madje në luftë për vendin e gjashtë, ku ndodhet Laçi, me vetëm një pikë më shumë se kuqeblutë. Ishte goli i realizuar nga Kalaja në minutën e 9’ të takimit, ai që i dha avantazhin shkodranëve në Ballsh, për të mbetur në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Në kampin tjetër, skuadra e Bylisit nuk di të fitojë, teksa ka regjistruar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit, për të mbetur në vend të 9-të me vetëm 21 pikë të regjistruara në 27 javë, dy më pak se Flamurtari në vend të 8-të, me një ndeshje më pak. Bylis-Vllaznia 0-1, goli i vetëm u realizua nga Kalaja në minutën e 9′.

Pjesa e I Pas një starti të vrullshëm për vendasit që ezaurojnë dy goditje këndi në vetëm tre minuta lojë, por pa saktësi në finalizim, miqtë nga Shkodra, në tentativën e tyre të parë ofensive, konkretizojnë përpjekjen duke kaluar në avantazh. Është Kalaja, ai që ka shfrytëzuar më së miri një top të krosuar nga e djathta, duke goditur drejt portës ballshiote, për të dërguar topin në rrjetë.

Një avantazh i shpejtë që i jep luksin Vllaznisë të përqendrojë forcat e saj vetëm në administrimin e epërsisë. Nga ana tjetër, Bylisi, i detyruar nga klasifikimi, njëherësh edhe nga disavantazhi, nis të kërkojë me ngulm golin e barazimit, por pa sukses, duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes në disavantazh. Vllaznia regjistron fitoren e tretë radhazi dhe hyn në garë për vendin e 6-të, Bylis mbetet në vend numëro.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

Pjesa e II Bylis nis fraksionin e dytë të lëjës në sulm, pikërisht aty ku mbylli pjesën e parë. Vendasit vijojnë të ushtrojnë presion ndaj Vllaznisë në kërkim të golit të barazimit, nëpërmjet tentativave të Dos Santos, Edmilson e të tjerë por herë të pasaktë në finalizim dhe herë të neutralizuar nga Dragojeviç.

Nga ana tjetër, duke përfituar nga sulmi i paracionalizuar i ballshiotëve, shkodranët mund të përfitonin për të thelluar rezultatin me Bardullën që hidhet i vetëm në sulm, gjuan por topi përfundon jashtë kuadratit. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, si dhe shanseve të shkodranëve, asgjë nuk ndryshon nga rezultati i vendosur që në minutën e 9’ të ndeshjes. Me qëllim sigurimin e mbështetjes së tifozëve, drejtuesit e Bylisit kanë ofruar hyrjen falas në stadium.

Bylis – Vllaznia 0-1 Shënues: Kalaja 9′

Bylisi: Ruçi, Bilali, Lipi, Brahja, Muskaj, Gava, Tairi, Izuçuku, Edmilson,Hoxhaj, Varea. Trajner: Adnand Zilxhoviç

Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili (Sefa 79’), Bardulla, Çinari, Kalaja (Kapaklija 94’), Shtubina. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Renato Malaj.

Kartona të verdhë: Lipi, Brahja / Bardulla, Dragojeviç

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025
SPORT

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025
SHENDETI

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025
Teknologji

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025
BOTA

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025
Teknologji

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025
Para

“Kam babanë drejtor në ministri”, lirohet çifti që vidhnin makina me pult

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com