• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nisin zgjedhjet akademike, ndalohet kandidimi për një mandat të tretë

14:11 : 19/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nis fushata e zgjedhjeve në universitetet publike për postet drejtuese: Rektor, Dekan, Drejtor dhe Anëtar i Senatit Akademik. Fushata zgjedhore, e cila tashmë konsiderohet e hapur zyrtarisht, do të finalizohet në datën 20 prill, e cila është edhe dita kur në universitetet publike do të zhvillohet votimi. Sipas rregullores së miratuar në datën 15 mars, nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e kanë të ndaluar të kandidojnë ata persona që pas vitit 2007 kanë fituar dy herë mandatin e rektorit apo dekanit. (Shkarko urdhërin e MAS)

Po ashtu, edhe anëtarët e personelit akademik që kanë mbushur moshën për pension, nuk kanë të drejtë të zgjidhen si autoritete drejtuese apo në organet drejtuese dhe nuk bëjnë pjesë në trupën zgjedhore. Pra, nëse u referohemi disa emrave, rektori aktual i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule nuk ka të drejtën që rikandidojë për këtë post, po ashtu as rektori i Politeknikut, Jorgaq Kaçani, ai i Arteve, Petrit Malaj si dhe një pjesë e madhe e dekanëve të fakulteteve, pasi në pjesën më të madhe janë duke mbyllur mandatin e tyre të dytë në këto poste drejtuese. Por ata kanë të drejtën që të kandidojnë për poste të tjera drejtuese. Në dokumentet që duhet të plotësojnë kandidatët, duhet të jetë dhe integriteti dhe pastërtia e figurës.

 

Rregullorja e re nuk lejon rikandidimin për mandatin e tretë

Në datën 15.03.2016, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur rregulloren e re “Për zhvillimin e zgjedhjeve të para të autoriteteve dhe drejtuesve në institucionet e arsimit të lartë publik”. Në nenin 4 të kësaj rregulloreje përcaktohet, se zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë janë periodike, çdo 4 vjet.

Lexo edhe:

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

Të drejtën për t’u zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues (rektor, dekan, drejtor) e kanë edhe persona që nuk bëjnë pjesë në stafin akademik me kohë të plotë në njësitë kryesore dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në përputhje me këtë rregullore dhe ligjin e ri të arsimit të lartë. Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i Institucionit të arsimit të Lartë publik, e ka çdo anëtar i personelit akademik që nuk ka fituar, në të njëjtin funksion dhe në të njëjtin institucion, dy mandate të njëpasnjëshme apo të ndara, të fituara sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Në kuptim të nenit 131, pika 3, të ligjit 890/2015, mandat i fituar konsiderohet çdo mandat që është fituar nëpërmjet një procesi zgjedhor pavarësisht nga kohëzgjatja e tij. Po ashtu, kandidatët nuk mund të konkurrojnë njëkohësisht për më shumë se një post autoriteti drejtues. Sipas rregullores, çdo kandidat ka të drejtë të organizojë dhe zhvillojë aktivitet për paraqitjen e programit të tij, duke mos cenuar procesin mësimor. Çdo student i ciklit të parë, ciklit të dytë, programeve profesionale të larta dhe programeve të studimeve specializuese afatgjata, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, ka të drejtën e zgjedhjes së autoriteteve dhe organeve drejtuese. Çdo student ka të drejtën e zgjedhjes dhe të të zgjedhurit për përfaqësuesit studentë në organet drejtuese, në përputhje me dispozitat dhe ligjin nr.80/2015, “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”.

 

Si shpallen fituesit në zgjedhjet universitare

Shpallet i zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që marrin pjesë në votim, me përjashtim të kandidatëve të vetëm. Kur kandidon një kandidat i vetëm, ky i fundit shpallet fitues me jo më pak se 50% plus një të votave të vlefshme. Nëse kandidatët nuk arrin të fitojnë një numër të tillë votash, 15 ditë pas zgjedhjeve zhvillohet një raund i dytë, pas të cilit, nëse kandidati i vetëm nuk fiton 50% plus një të votave të vlefshme, shpallen zgjedhje të reja.

Në rast se për postin e një autoriteti drejtues nuk regjistrohet ose nuk fiton asnjë kandidat, zgjedhjet për këtë post zhvillohen, me urdhër të ministrit të Arsimit jo më përpara se 6 muaj nga data e zgjedhjeve të shpallura. Në rastin kur për anëtarë të Senatit Akademik konkurrojnë më shumë kandidatë sesa numri i mandateve të caktuara për njësinë kryesore përkatëse, fitues shpallen kandidatët që fitojnë numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që marrin pjesë në votim. Për kandidatët që fitojnë numër të barabartë votash, zgjedhja për anëtar të senatit akademik bëhet me short.

 

Kriteret dhe dokumentat për të kandiduar

Kandidatët për anëtarë të Senatit Akademik i përkasin kategorisë “Profesor” ose kanë gradën shkencore “Doktor” (PHD), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Në mungesë të kandidatëve me këtë titull dhe për efekt përfaqësimi, kategoria etyre mund të zbresë, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit. Kandidatët për anëtarë të Senatit Akademik i përkasin kategorisë student të ciklit të parë, të ciklit të dytë, programeve profesionale të larta dhe programeve të studimeve specializuese afatgjata.

Në rastet kur një student i zgjedhur në Senatin Akademik përfundon studimet universitare ose humbet statusin e studentit, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje. Nuk mund të kandidojnë për anëtarë të Senatit Akademik, anëtarët e personelit akademik me kohë të plotë apo studentë që: janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal; janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës se prerë; janë të dënuar më parë për vepra penale; ndaj tyre është dhënë masë disiplinore.

Kandidati për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, duhet të mbajë titullin “Profesor” dhe mund të vijë nga radhët e personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë ose jashtë tij. Nuk mund të kandidojnë për rektor të institucionit publik kandidatët që: janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal; janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës se prerë; janë të dënuar më parë për vepra penale; ndaj tyre është dhënë masë disiplinore.

Po ashtu nuk mund të kandidojnë kandidatët që kanë qenë rektorë të zgjedhur për dy ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara në të njëjtin institucion ku do të kandidojnë. Nuk kanë të drejtën të kandidojnë personat që kanë mbushur moshën për pension apo ata që kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese. Po ashtu, në rregulloren e MAS-it, kriteret për drejtues të njësive kryesore janë të njëjta me ato që duhet të plotësojnë kandidatët për postin e rektorit.

Kandidatët për të gjitha postet drejtuese vetëkandidohen si dhe paraqesin një sërë dokumentesh në Komisionin Institucional Zgjedhor (KIZ). Pjesë e dokumenteve që duhet të dorëzojnë kandidatët është edhe deklarimi se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

 

Lajme të lidhura

SPORT

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025
AKTUALITET

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025
AKTUALITET

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025
Para

Ruçi falenderon Fatos Nanon, kërkon rikthimin e tij

TË GJITHA

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

08:09 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com