• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paloka: Do çojmë në Kushtetuese Sulin dhe Leskajn. Venecia nuk hodhi poshtë shqetësimet tona

16:17 : 16/03/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka deklaroi sot se opozita do të vijojë me kauzat e veta për zbatimin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi. Në një prononcim pas mbledhjes së grupit të PS-së, Paloka njoftoi se PD do të çojë në Kushtetuese, pas Kokëdhimës edhe deputetin Suli dhe deputeten Leskaj për papajtueshmërinë e mandateve.

“Qëndrimi i grupit parlamentar do të mbetet i njëjti përderisa nuk ka ende një reflektim nga mazhoranca për çështjet që ne kemi ngritur, që tashmë ju i njihni shumë mirë. Atë që lidhet me ligjin e dekriminalizimit,  funksionimin e komisioneve hetimore dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të deputetëve, të cilët ne na rezultojnë se janë në shkelje të kushtetutës dhe konfliktit të interesit përderisa kanë përfituar fonde publike. Javën  e kaluar ju patë që pati një votim për Koço Kokëdhimën por nuk u  votua kërkesa jonë për deputetin Suli, kërkesë e cila do të votohet nesër dhe shpresojmë që qëndrimi i mazhorancës nesër të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e opozitës, më pas kemi një kërkesë edhe për znj. Leskaj për të njëjtën çështje e cila pritet të diskutohet nga Këshilli i Mandateve për të marrë edhe ajo rrugën e saj drejt Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu amandamentet tona për Ligjin e dekriminalizimit dhe komisionet hetimore janë në pritje pët t’u diskutuar në komisionin e ligjeve fillimisht dhe më pas në seancë plenare”, deklaroi Paloka.

I pyetur për qëndrimin e opozitës në parlament, Paloka tha se nuk do të ndryshojë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën sikur i nxjerr nga dritarja të inkriminuarit, por i fut haptas nga dera.

“Qëndrimi i grupit parlamentar nuk ka ndonjë ndryshim. Aq ,më tepër që jo vetëm nuk shohim reagim nga mazhoranca por shohim që kryeministri bën krejt të kundërtën e asaj që pritet prej tij dhe që është zbatimi i ligjit, zbatimi i Kushtetutës, por në radhë të parë ndjekja e disa parimeve morale që i kërkohen jo vetëm nga opozita, jo vetëm nga shoqëria shqiptare por edhe nga ndërkombëtarët. Kemi një qëndrim krejtësisht arrogant të kryeministrit në kundërshtim edhe me vetë ligjin që miratoi për dekrimin​alizimin. E shohim që ata që bëri sikur i nxori nga dritarja si të inkriminuar, po i fut haptas apo fshehtas nga dera”, tha ai.

Për sa i përket ngritjes së Byrosë së Hetimit, Paloka tha se për momentin byroja e hetimit mbetet një çështje që duhej të ishte zgjidhur. “Ne prej kohësh kemi deklaruar që duhet që Byroja e Hetimit sipas rekomandimeve të Venecias të kalonte në parlament sa më parë, nuk ka asnjë arsye për t’u vonuar. Sigurisht grupi, nëse kjo çështje do të ngrihet, do ta diskutojë si çështje për tu zgjidhur, jo si kushte. Ne kërkojmë që mazhoranca të zbatojë ligjet që ka miratuar vetë dhe Kushtetutën e vendit”, u shpreh Paloka.

Lexo edhe:

Fushata e PS/ Paloka: Ballukut i takonte të hidhej përpjetë nga milionat që ka futur në xhep

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, mohoi zërat se Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për reformën në drejtësi, pasi nëse do të ishte ashtu, tha Paloka, do të thoshte se Komisioni i Venecias ka vendosur kapjen politike të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

“Nëse do të merrnim për të vërtetë këtë do të merrej si e vërtetë fakti që Komisioni i Venecias ka vendosur kapjen politike të institucioneve të drejtësisë shqiptare. Nuk ka asnjë gjë të tillë. Sigurisht, Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet e tij finale që përputhen plotësisht me parimet kryesore që ne kemi dhe që Komisioni i Venecias i ka qëndruar që në fillim. Që janë parimet kryesore, jo pikat dhe detajet, sepse ato sigurisht i diskuton Komisioni i Reformës, por parimet kryesore tonat janë, moskapja, moslejimi i kapjes së drejtësisë dhe dialogu politik. Zgjidhja e të gjitha çështjeve politike, kompromisi dhe marrëveshja. Të dyja këto pika Komisioni i Venecias i ka theksuar që në fillim dhe nuk i ka ndryshuar asnjëherë qëndrimet e saj. Ne jemi plotësisht të njëjtë me Komisionin e Venecias dhe do të vazhdojmë të ngulim këmbë që të fillojë sa më shpejt dialogu politik për ti dhënë rrugë edhe Reformës në Drejtësi. Po presim reagimin e palës tjetër e cila duket që nuk  e ka këtë qëndrim”, përfundoi Paloka.

(Boldnews)

Etiketa: Paloka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushata e PS/ Paloka: Ballukut i takonte të hidhej përpjetë nga milionat që ka futur në xhep

16:58 : 16/04/2025
AKTUALITET

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet

09:59 : 16/04/2025
AKTUALITET

Paloka: Ramës i ka dalë jashtë parashikimeve numri i shqiptarëve të regjistruar

18:09 : 07/03/2025
AKTUALITET

Paloka: Rama ngjiti shkallët e karrierës me servilizëm të ndyrë

12:49 : 27/02/2025
AKTUALITET

Paloka i përgjigjet Ramës: Patronazhistët po mbajnë në këmbë një kufomë

09:50 : 25/02/2025
AKTUALITET

“Rama i trembet Veliajt”/ Paloka: Po i dërgon mesazhe në burg që të heshtë

18:39 : 15/02/2025
Para

Nis betonizimi i Parkut të Liqenit, thirrje për protestë urgjente (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com