• Kontakt
Tuesday, November 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi EKONOMI

Ndërtimi i Korridorit të Tetë, me interes për biznesin maqedonas

13:36 : 16/03/2016
në EKONOMI, KRYESORE
Ndërtimi i Korridorit të Tetë, me interes për biznesin maqedonas

Ndërtimi i Korridorit të Tetë shihet me interes për biznesin maqedonas.

Gjatë punimeve të forumit të tretë të biznesit dhe investimeve Shqipëri- Maqedoni, që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov tha se me rëndësi kyçe për të dy shtetet është lidhja infrastrukturore dhe me përfundimin e korridorit të tetë hapen mundësi të mëdha për lidhjen e porteve detare të Turqisë dhe të Bullgarisë me portet detare të Shqipërisë që janë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për biznesin maqedonas. Maqedonia e Shqipëria si shtete fqinje të parë, ndajnë aspirata të njëjta në kuadër të proceseve të integrimit euroatlantik dhe zhvillimit e përparimit të bashkëpunimit rajonal, i cili, nënvizoi ai, duhet të intensifikohet në të gjitha sferat ekonomike.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi u shpreh se bashkëpunimi me rajonin na mësoi se kemi potenciale të mëdha së bashku, por dhe për të çuar më tej kooperimin. Ajo informoi se shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve dhe përfaqësisë maqedonase në pjesën veriore. “Kjo do të na sjellë lehtësi për investimet strategjike, pajisjen me leje dhe licenca”, u shpreh më tej ekonomi. Gjatë forumit, vuri në dukje Ekonomi, bizneset kanë mundësi që të shkëmbejnë informacione për zonat teknologjike dhe industriale.

Shqiperi-Maqedoni-Forumi biznesit dhe investimet Foto Flori Abazi (2)“Dy vendet tona aspirojnë të kenë një hapje më të madhe të kapitalit, lëvizje më të lirë të shërbimeve, të shkëmbimit të eksperiencave sipërmarrëse. Këtë lloj bashkëpunimi vendet tona nuk e gjejnë vetëm në takimet e drejtpërdrejtë si ndodhi këto dy ditë, por edhe me tavolina të rrumbullakta apo forume rajonale”, deklaroi Ekonomi,

Më tej, ministrja informoi edhe mbi lehtësitë për të investuar në vendin tonë. Qeveria shqiptare, vijoi Ekonomi, ka ndërmarrë lehtësi në drejtim të investimeve strategjike, lehtësi që kanë të bëjë me krijimin e një dritareje unike, lehtësimin e procedurave apo afatet e përshpejtuara që qeveria vë në dispozicion të investitorëve strategjik, pajisjen me leje, licenca dhe autorizime.

Lexo edhe:

Papa i sëmurë, anulon udhëtimin në Dubai

Champions League/ Dopietë e Immobiles, Lacio mposht Celtic dhe merr kreun e grupit

Presidentja e Unionit të Dhomave, Ines Muçostepa theksoi se duhen krijuar mundësi të rrisin bashkëpunimin mes dy vende. “Bizneset kanë përfitime nga këto aktivitete. Ne jemi partnere të denjë. Aspiratat tona janë që të shtojme aktivitetin në Maqedoni”, u shpreh ajo.

Shqiperi-Maqedoni-Forumi biznesit dhe investimet Foto Flori Abazi (4)Ndërsa Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka u kërkoi autoriteteve pjesëmarrëse që të merren masa që ta kthejnë strukturën portuale efikase për vendin dhe rajonin. Nga ana tjetër, ai theksoi se duhet të detajojmë dhe ndajmë detyrat në bashkëpunimin mes nesh. ” Qeveria të marrë përvojat e Maqedonisë, për zonat e lira, por edhe për sistemin fiskal tarifor që është nga më të mirat”, theksoi Jaka.

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë organizoi për herë të parë një tryezë ekonomike të nivelit të lartë me përfaqësues të biznesit të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare, takime të cilat kanë nisur me 14 Mars 2016 dhe përfundojnë ditën e sotme. Ky aktivitet i pari i këtij lloji realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që kanë dhënë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Drejtuesit e dy Odave, si dhe një përfaqësi e 35 bizneseve më të rëndësishme në Maqedoni zhvilluan takime me autoritetet m të larta të vendit për të promovuar potencialet e mëdha ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona në 2015-ën llogariten 460 milionë dollarë.

Lajme të lidhura

Papa Francesku: Kam firmosur dorëheqjen në rast se shëndeti im përkeqësohet
BOTA

Papa i sëmurë, anulon udhëtimin në Dubai

20:52 : 28/11/2023
Champions League/ Dopietë e Immobiles, Lacio mposht Celtic dhe merr kreun e grupit
SPORT

Champions League/ Dopietë e Immobiles, Lacio mposht Celtic dhe merr kreun e grupit

20:41 : 28/11/2023
SHBA-ja i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës
BOTA

SHBA-ja i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

20:38 : 28/11/2023
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja makina e autorëve
AKTUALITET

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja makina e autorëve

20:32 : 28/11/2023
Axhenda/ Luhet derbi Tirana-Partizani, java e 15-të e Superiores në dy ditë
SPORT

Axhenda/ Luhet derbi Tirana-Partizani, java e 15-të e Superiores në dy ditë

20:24 : 28/11/2023
Dita e Flamurit, Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak! Nuk kishte seriozitet
AKTUALITET

Dita e Flamurit, Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak! Nuk kishte seriozitet

20:19 : 28/11/2023
Para
10-vjeçari që shkaktoi nisjen e luftës civile në Siri

10-vjeçari që shkaktoi nisjen e luftës civile në Siri

TË GJITHA

Papa Francesku: Kam firmosur dorëheqjen në rast se shëndeti im përkeqësohet

Papa i sëmurë, anulon udhëtimin në Dubai

20:52 : 28/11/2023
Champions League/ Dopietë e Immobiles, Lacio mposht Celtic dhe merr kreun e grupit

Champions League/ Dopietë e Immobiles, Lacio mposht Celtic dhe merr kreun e grupit

20:41 : 28/11/2023
SHBA-ja i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

SHBA-ja i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

20:38 : 28/11/2023
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja makina e autorëve

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja makina e autorëve

20:32 : 28/11/2023
Axhenda/ Luhet derbi Tirana-Partizani, java e 15-të e Superiores në dy ditë

Axhenda/ Luhet derbi Tirana-Partizani, java e 15-të e Superiores në dy ditë

20:24 : 28/11/2023
Dita e Flamurit, Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak! Nuk kishte seriozitet

Dita e Flamurit, Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak! Nuk kishte seriozitet

20:19 : 28/11/2023
VIDEO/ Copa betoni shkëputen nga “Hagia Sophia” në Stamboll

VIDEO/ Copa betoni shkëputen nga “Hagia Sophia” në Stamboll

20:11 : 28/11/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com