• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një në dy gra dhunohet në Shqipëri. Raporti i drejtohet parlamentit

08:45 : 14/03/2016
në AKTUALITET, SOCIALE

“53 për qind e grave kanë deklaruar se janë dhunuar në familje 12 muajt e fundit”, ky është raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ndërsa sipas studimit të këtij institucioni rezulton se në Shqipëri 59 për qind e grave kanë pësuar dhunë në familje, në marrëdhënie martesore apo intime. Ky raport i është drejtuar Parlamentit ku thuhet:  “Nga vrojtimi kombëtar me bazë popullatën, ‘Dhuna në familje në Shqipëri’, rezulton se 59.4% e grave (më shumë se 1 në 2 gra) janë shprehur se kanë pësuar dhunë në familje në martesë / marrëdhënie intime ‘gjatë jetës’. Po ashtu dhe 53.0% e grave (1 në 2 gra) po përjetonin dhunë në familje ‘aktualisht’ (brenda 12 muajve para intervistës.

 

dhuna2

Sipas statistikave të 38 gjykatave në të gjithë vendin, në vitin 2015, thuhet se janë denoncuar në polici 3094 akte dhune në familje. Ndërkohë që rreth 1292 prej këtyre rasteve, sipas sistemit gjyqësor, përbëjnë vepër penale. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi një përmbledhje për rishikimin e rasteve të dhunës në familje në 38 gjykata dhe rekomandoi ndryshimet në ligjin dhe praktikat gjyqësore. Ata konstatuan se procedurat gjyqësore për raste të tilla kriminale ngadalësoheshin nga gjykatat duke shkelur afatet kohore për shqyrtimin dhe lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Deri në fund të shtatorit 2015 janë numëruar 3094 incidente të dhunës në familje të raportuara në polici, ndërsa gratë përbëjnë shumicën e viktimave. Pak më shumë se një e treta (1.292) të këtyre raportimeve përbëjnë vepra penale kriminale”, thuhet në raport. Por në raport merret si shembull qyteti i Tiranës ku theksohet se gratë e dhunuara, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata, janë tërhequr nga padia ose këta urdhra nuk janë zbatuar.

“Deri në fund të shtatorit, 1882 gra kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga gjykata. Në Tiranë, për shembull, më shumë se 2/3 e kërkesave për urdhra mbrojtjeje janë tërhequr ose ndërprerë. Edhe aty ku janë lëshuar urdhra mbrojtjeje, ata nuk zbatohen”, thuhet në raportin e KMD.

Lexo edhe:

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

LGBT

Në raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, një pjesë të veçantë trajtohen problematikat e komunitetit Gej, Lesbike dhe Transgjinore. Ankesat, sipas raportit, kanë të bëjnë me shprehjet kundër martesave gej dhe paradave LGBT. “Ka pasur ankesa mbi ofrimin e shërbimeve të këtij komuniteti, ku dallohet haptazi se ka diskriminim në shërbime si lokale apo ambiente publike. Sidomos këto probleme vërehen më shumë te komuniteti i Transgjinorëve. Personat LGBT vuajnë nga shërbime të dobëta mjekësore dhe psikologjike, duke qenë se sistemi mjekësor shqiptar është shumë i papërgatitur për adresimin e nevojave dhe problemeve të këtij komuniteti. Edhe aksesi nga shërbimet sociale është i kufizuar. Ankesat e paraqitura për shqyrtim pranë KMD dhe çështjet e nisura kryesisht nga institucioni kanë pasur si pretendime diskriminimin në lidhje me të drejtat për punësim, arsim dhe ofrimin e të mirave dhe shërbimeve apo probleme të garantimit të së drejtës për strehim, komenteve homofobike, si edhe shprehjeve kundër martesave gej dhe paradave LGBT”, thuhet në raport.

Lajme të lidhura

SPORT

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025
BOTA

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025
AKTUALITET

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025
RAJONI

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025
BOTA

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025
BOTA

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025
Para

Komandantët e UÇK-së, milionerë të privatizimeve. Ja cilët janë ata

TË GJITHA

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com