• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni, shkaktar kryesor i emigracionit

10:53 : 11/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Përse shqiptarët po ikin nga vendi me të njëjtin ritëm si vende që janë në luftë? Zyrtarët e lartë na kanë thënë shpesh se po keqinformohen, por një eksperte e BE thotë se shkaku kryesor është korrupsioni, shkruan VOA.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit përpjekje për të ndihmuar vendet në periferi të tij të forcojnë vlerat e shtetit ligjor, demokracisë dhe mirëqeverisjes. Gjatë një prezantimi në Qendrën “Woodrow Wilson” në Uashington, ekspertja e BE-së, Alina Mungiu-Pippidi, tha se rastet e pakta të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, gabimet e kryera dhe sfidat e shtuara, tregojnë se ka shumë punë për të bërë në vendet e rajonit.

Bashkimi Evropian ka filluar ta trajtojë fenomenin e korrupsionit vetëm në vitet e fundit me më shumë vëmendje, pasi po kuptohen gjithnjë e më shumë përmasat e dëmit që i shkakton shoqërisë.

Znj. Alina Mungiu-Pippidi, eksperte e mirëqeverisjes për institucionet e Bashkimit Evropian, e radhit korrupsionin si një nga shkaktarët kryesorë të emigracionit:

“Një arsye kryesore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre, me përjashtim të një lufte civile, është  korrupsioni. Njerëzit e braktisin shoqërinë, kur ajo nuk është një shoqëri e bazuar mbi meritat.”

Lexo edhe:

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

Fenomeni i korrupsionit është i gjithëpranishëm, shpesh i shndërruar edhe në normë, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Znj. Mungiu vë në dukje se besimi i popullsisë tek institucionet publike është tashmë në rënie të vazhdueshme në veçanti në vendet e Mesdheut, madje edhe ndër disa vende anëtare të  BE-së, si Italia, Greqia, apo Spanja. Në vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, popullsia ka më shumë besim tek institucionet e BE-së, duke qënë e zhgënjyer nga klasa politike e vendit të tyre.

“Supozohet që mënyra e qeverisjes së vendit do të duhet të ndryshojë për arsyen e thjeshtë se je duke iu bashkuar një klubi ku ka disa rregulla.”

Sipas znj. Mungiu ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të korrupsionit dhe largimit të popullsisë, në veçanti intelektualëve, drejt emigrimit. Sipas “Transparency International”, Shqipëria renditet në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, për sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit. Dhe vitin e kaluar shqiptarët shënuan një numër rekord kërkesash për azil në vendet e BE-së.  Sa më i lartë indeksi i korrupsionit në një vend, aq më e lartë është edhe përqindja e largimit të trurit, thotë ekspertja:

“Njerëzit që kanë kapacitet novator realisht largohen nga vendi i tyre pasi konkurenca atje nuk është e ndershme.”

Problemi kryesor me të cilin ndeshen ata, është mungesa e përpjekjeve dhe vullnetit të klasës politike për të fuqizuar konkurencën e lirë:

“Njerëzit që drejtojnë janë ata që nxjerrin përfitimin më të madh dhe nuk është realisht në avantazhin e tyre të nxisin progresin e vendit dhe konkurencën.”

Znj. Mungiu rikujton se “Pranvera Arabe” ishte një fenomen që shpërtheu pikërisht në vendet ku shoqëria nuk kishte ndërtuar një sistem të bazuar në merita.

Ajo e konsideron shqetësues faktin që sipas anketimeve të viteve të fundit, në vendet ku ka nivel të lartë korrupsioni, po bie përqindja e njerëzve që shprehen se u është kërkuar rryshfet, pasi tashmë kjo konsiderohet një normë që duhet ta bëjnë të gjithë edhe pa iu kërkuar:

“Politikanët në shumë nga këto vende janë shndërruar në një elitë që i shërben vetëm vetvetes…  Shembulli i kundërt janë p.sh. vendet skandinave, ku politikanët e tyre shkojnë në zyrë me biçikletë ose më këmbë, pa bodigardë dhe të cilët sigurisht që kanë besimin që meritojnë nga populli i tyre.”

Znj. Mungiu përmend një tjetër paralelizëm që shfaqet në statistika: sa më i lartë të jetë indeksi i korrupsionit në një vend të caktuar, aq më shumë prokurime publike shpallen nga qeveria e atij vendi:

“Është përgjithësisht karakteristikë e vendeve të korruptuara që të bëjnë më shumë prokurime publike. Pse? Sepse ka shumë favoritizëm dhe nëpërmjet prokurimeve munden të devijojnë burimet publike drejt klientëve dhe miqve të tyre.”

Përmasat e kontratave publike që jepen në mënyra favorizues, sipas disa vlerësimeve arrin në  68% në vendet e Ballkanit, shumë më e lartë se në vendet e Evropës Perëndimore.

Ajo kritikon punën e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare për të reformuar legjislacione, të cilat sidoqoftë nuk japin rezultatin e duhur, pasi vetë ligjet nuk kanë ndonjë rëndësi në vendet e rajonit. Profesorja mendon se demokratizimi, e ka shndërruar tashmë korrupsionin në problemin numër një me të cilin përballen shoqëritë. Është kurioz fakti që, sipas të dhënave, sa më shumë përdorues aktivë në Facebook të ketë një vend, aq më mirë veprojnë njerëzit duke ngritur zërin kolektivisht kundër korrupsionit.

“Që një shoqëri të kufizojë korrupsionin, ,krahas një gjyqësori të pavarur, është i nevojshëm edhe fuqizimi i qytetarëve, i njerëzve që i kërkojnë llogari qeverisjes, njerëzve që përdorin kompjuterat për t’u mirëinformuar, nënshkruar peticione dhe duke u angazhuar më tej.”

Znj. Mungiu mendon se asnjë vend nuk ka lindur i pastër, por shpreson se sa më shumë njerëz do ta dëshirojnë këtë gjë, aq më shumë një vend do të bëjë përparim.

(Boldnews)

Etiketa: emigracionikryesore

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

20:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

08:19 : 20/08/2025
AKTUALITET

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet në rrjetet sociale

08:35 : 03/08/2025
BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
BOTA

Rritet popullsia e Gjermanisë/ Shkak jo lindjet, por emigrimi

15:55 : 09/07/2025
Para

‘Bon Bon’ e Era Istrefit transmetohet edhe në radiot serbe

TË GJITHA

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025

EMRI/ Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave

09:56 : 08/09/2025

FOTO/ Ky është punonjësi i IMT-së që u ezekutua në Shkodër, po pinte kafe me anëtarin e Bajrave

09:46 : 08/09/2025

Këmbimi valutor 8 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:27 : 08/09/2025

Vrasja e Hoxhajt/ Makina u ble nga një grua, zbardhet roli i “Poçit” e Dobrozit, si dhe FOTO-ja e rumunit

09:21 : 08/09/2025

EMRAT/ Tjetër atentat trondit Shkodrën, vritet një person dhe plagosen tre të tjerë

08:53 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com