• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fitorja” e Ballës, Argita Malltezi: Trupi gjykues i angazhuar në akt falsifikimi, vendimi i pavlefshëm

22:06 : 10/03/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

Argita Malltezi reagon pas njoftimit të dhënë nga Partia Socialiste se deputeti Balla ka fituar gjyqin ndaj saj për shpifje.

Në një deklaratë për mediat, Malltezi akuzon kolegjin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të kryesuar nga Zamir Poda për falsifikim. Sipas  saj, Gjykata është angazhuar në një akt falsifikimi. Malltezi pohon gjithashtu se nuk ka qenë e pranishme në seancë pasi ajo është mbajtur 2 orë para njoftimit.

“Për të justifikuar zhvillimin e seancës dy orë më herët se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur në dosje një procesverbal me orar të ndryshuar, por ky falsifikim provohet nga sistemi i regjistrimit audio të seancës”, thotë ajo, duke shtuar se “nuk ka gjykatë që mund ta konsiderojë të vlefshëm vendimin e dhënë sot nga Apeli”.

Malltezi deklaron se do të ndjekë ligjërisht shkeljet e kolegjit gjyqësor.

DEKLARATA E ARGITA MALLTEZIT
Sot kolegji i Gjykatës së Apelit ka vendosur rikthimin për rigjykim të shpifjes së deputetit Balla ndaj meje. E kam të pamundur të komentoj mbi shkaqet, pasi në një rast të paprecedent në njohuritë e mia, gjykata u angazhua në një akt falsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi të cilat bazohet vendimi, por në përgjigje të deklaratës për shtyp të PS sqaroj sa më poshtë:

Lexo edhe:

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

Që kur ka nisur shqyrtimi në apel i ankesës së Ballës, para gati dy vjetësh, janë zhvilluar një maratone prej 18 seanca, 14 prej të cilave janë shtyrë me kërkesa krejtësisht të pathemelta të Ballës. Kjo ndodhi edhe seancën e kaluar, në të cilën Taulant Balla kërkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kërkesës dhe caktoi seancën e radhës  më 10 mars, ora 12.50.

Sot, në mënyrë krejt të papritur trupi gjykues u mblodh në ora 10:50 dhe shpalli vendimin. Unë nuk isha e përfaqësuar, pasi njoftimi në sallën e gjyqit ishte dhënë për në orën 12.50.

Për të justifikuar zhvillimin e seancës dy orë më herët se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur në dosje një procesverbal me orar të ndryshuar, por ky falsifikim provohet nga sistemi i regjistrimit audio të seancës. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojnë në mënyrë të përsëritur në këtë regjistrim audio orarin e seancës së sotme në ora 12.50. Në sfondin audio dëgjohet Taulant Balla që bie dakord me orarin 12:50.

Në seancën e sotme, me orar të manipuluar në 10.50, ka qenë prezent vetëm Taulant Balla.

Balla ka arsye të shqetësohet për shpifjet dhe të bëjë zhurmë për të mbuluar falsifikimet, por e ftoj që të ruajë qetësinë dhe avokati i tij t’i shpjegojë se nuk ka gjykatë që mund ta konsiderojë të vlefshëm vendimin e dhënë sot nga Apeli. Sikundër garantoj që shkeljet e kolegjit gjyqësor do t’i ndjek ligjërisht në mënyrën më rigoroze.

(Boldnews)

Etiketa: Argita Malltezi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

11:50 : 23/10/2025
AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Padia për “500 mijë eurot”/ Malltezi: Tentativë e SPAK për t’i larë fytyrën Irena Gjokës

10:05 : 09/01/2025
AKTUALITET

A mund të bëhet “Gjoka-Maneku” një Katica Janeva maqedonase?

15:03 : 19/10/2024
AKTUALITET

Irena Gjoka e kallëzoi në SPAK, reagon Argita Malltezi: Ky akt tregon hallin e saj

13:44 : 19/10/2024
Para

Video/ Rama për protestuesit te Liqeni...

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com