• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asambleja, Rama i përgjigjet Blushit: Referendum për mandatin tim (Foto)

14:00 : 09/03/2016
në AKTUALITET, FOTOGRAFI, POLITIKE

Asambleja e PS, Rama kërkon ndjesë, regjia e Qeverisë fokuson Ben Blushin

Asamblea e Partisë Socialiste ka nisur me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit duket se i ka kërkuar falje indirekt deputetit Ben Blushi. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në disa momente mund të ketë gabuar gjatë qeverisjes në raport me kolegët e deputetë dhe për këtë ai ka kërkuar falje.

Në këtë moment, regjia televizive e ofruar nga Kryeministria, është fokusuar për një moment tek deputeti Ben Blushi. Kujtojmë se Rama dhe Blushi patën një debat të ashpër në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ditën e hënë.

“Kemi mësuar shumë në rrugën e kësaj përpjekjeve të përbashkët dhe nga njeri-tjetri dhe ato nuk janë mjaft për të mos gabuar ndonjëherë. Rëndësi ka që në përgjegjësinë e lartë të qeverisjes, të mos na yshtë në gabim vogëlsia e qënies sonë. Askush nga ne nuk e ka të mundur t’i shpëtojë zvogëlimit kudo e kurdoherë dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë nëse jam treguar i vogël, i kërkoj ndjesë’, u shpreh Kryeministri Rama ndër të tjera.

Kryeministri, njëkohësisht foli edhe për punën e Qeverisë së tij, për reformat dhe për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Lexo edhe:

Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë! Kërkojmë një mision fakt-mbledhës

Rezoluta e miratuar nga PPE/ Vokshi: BE duhet të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri

“Në këta 30 muaj kemi treguar shumë për vlerën kombëtare të PS sepse kemi bërë shumë për Shqipërinë e sotme dhe atë të gjeneratës tjetër. Një ndër këto mësime ka qenë se sa më shumë se përpara zgjedhjeve vendore të 2015-ës na duhet deri në zgjedhjet e 2017-ës, një PS e riformuar. Lumi i baltës ndaj nesh do të vijë duke u shtuar. Parti politike dhe tribuna mediatike të rreshtuara qartë apo paqartë, individë me interesa bashkohen që të na shkurajojnë ndërkohë që ne do të qeverisim përpara me vendosmëri dhe duke e fuqizuar forcën udhëheqëse të këtij transformimi, që duhet t’i hapim sa më shumë krah, t’i japim më shumë zë dhe zemër nga zemra e Shqipërisë që do rend dhe rregulli, paqe e siguri, që mësuesit ta meritojnë vendin e punës, që zanatet e diplomat ta meritojnë investimin e prindërve, legalizime falas dhe çertifikata të tokës bujqësore, qytete që ngjajnë si qytete dhe jo si humbëtira të një kohe që ka perënduar 25 vjet më parë. Qeveria jonë e aleancës për Shqipërinë Europiane e ka nisur rrugën që ka imponuar një rrugë dhe për PS-në që mori udhë në asamblenë e verës së shkuar kur vendosëm të rizgjidhemi duke u reformuar”, nënvizoi Kryeministri.

Rama duket se ka gjetur zgjidhje për çështjen e zgjedhjes së kryetarit dhe nëse do ketë zgjedhje. Ai propozoi një referendum për të përcaktuar nëse duhet të jetë në krye të Partisë Socialiste apo duhet t’i ndërpritet mandati, dhe rrjedhimisht edhe si Kryeministër i vendit.

Në referendum sipas Ramës do të votojnë të gjithë socialistët e anëtarësuar në parti, nëse ai duhet të vijojë të qëndrojë në krye të PS sipas modelit laburist duke qenë se është zgjedhur Kryeministër, apo në Kongresin e Partisë Socialiste që do të zhvillohet pas pak javësh, duhet të ketë zgjedhje për kryetar duke qenë se mandati aktual i Edi Ramës ka përfunduar.

“Si të bëjmë që të mos torollisim shumicën e atyre që qeverisim dhe të respektojmë ata që janë pakica dhe mendojnë ndryshe. Ka një fuqi që e bën dhe quhet Partia Socialiste. Të bëjmë një referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, pra as ju, as ne, por socialistë dhe të shkojmë tek ata që ta vendosin për të më zgjedhur me një anëtar një votë, apo mandati im të rinovohet automatikisht”, propozoi Kryeministri.

Këtë deklaratë, Rama e bëri në fund të fjalimit të tij të gjatë në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku pranoi hapur dhe iu përgjigj edhe deputetit Ben Blushi se është e vërtetë që statuti është shkelur dhe mandati i tij në krye të PS ka përfunduar. Por, Rama është justifikuar duke thënë se ka lënë pas dore partinë që ai drejton, për shkak të angazhimit në Qeveri, duke u fokusuar së tepërmi në punën e tij si Kryeministër i Shqipërisë.

Kreu i Qeverisë theksoi gjithashtu se evidentimi i faktit që nuk po respektohet statuti, po përdoret për të rrëzuar Qeverinë. Deputeti Ben Blushi prej kohësh kritikon dhe akuzon Edi Ramën se po mban peng Partinë Socialiste dhe nuk organizon zgjedhje, duke qenë se mandati i tij si kryetar i partisë ka përfunduar që prej 3 vitesh.

BLINDOHET XIBRAKU

Xibrake, PS (4)

Por ndërkohë Garda e Republikës ka rrethuar zonën pranë Xibrakut ku do të zhvillohet Asambleja. Në fotot e siguruara nga Boldnews, duken efektivë të Gardës janë duke krehur gjithë territorin me qen nuhatës dhe çdo makinë kalon në sitë. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Xibrake, PS (3)

Përveç makinave të PS-së, nuk lejohet asnjë mjet tjetër të hyjë. Rendi i ditës i Asamblesë parashikon sot diskutimin e kërkesës së deputetit Ben Blushi dhe të disa deputetëve të tjetër socialistë që mbështesin idenë e votimit për postin e kryetarit.

Xibrake, PS (2)

 

Ora 11:42- 250 makina kanë mbërritur në Xibrakë ku për pak minuta nis Asambleja e PS. Ndërkohë që asambleistëve po u shpërndahen materialet që do të diskutohen në mbledhje, si projekt statuti, rendi i ditës etj. Por ndërkohë të gjithë po këshillohen të jenë diskretë dhe të mos i shpërndajnë materialet për mediat, duke e konsideruar si një informacion konfidencial.

Legisi: Lashë dhitë në mal të përballem me Ramën

Ndërsa pritej Asambleja e PS, një nga eksponentët e hershëm të PS-së, i njohur për kundërshtimin e Ramës, Ndre Legisi ka bërë një deklaratë ironike. Ai tha se “lashë dhitë në mal dhe zbrita të përballem me Edi Ramën”. Në Asamble pritet të ketë diskutime të forta edhe për kërkesat e deputetit Ben Blushi, të cilat mbështeten nga disa prej emrave të njohur të PS.

Legisi PS

(Boldnews)

Etiketa: Asamblejakryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë! Kërkojmë një mision fakt-mbledhës

16:40 : 03/06/2025
AKTUALITET

Rezoluta e miratuar nga PPE/ Vokshi: BE duhet të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri

23:04 : 22/11/2024
AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Përplasje brenda PS? Peleshi tregon çfarë ndodhi mes deputetëve socialistë pas vendimit të Ramës

11:28 : 10/09/2024
AKTUALITET

Për ata që besonin se Rama do e lëshonte Erion Velinë

16:45 : 09/09/2024
Para

Krijohet "Lëvizja për Demokraci" e Blushit, ja platfoma dhe emrat

TË GJITHA

Dështon seanca e radhës ku do të dëshmonte i penduari i drejtësisë, Erion Alibej/ Arsyeja

10:48 : 19/06/2025

Tabaku në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit: Abuzohet me fondet, duhet luftë ndaj korrupsionit

10:45 : 19/06/2025

Goditi me grushte policin e burgut në Fier, arrestohet 32-vjeçari/ EMRI

10:42 : 19/06/2025

Sot provimi i parë i klasës së 9-të, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe

10:41 : 19/06/2025

Zhduket prej 4 ditësh adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer

10:29 : 19/06/2025

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asociimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

10:23 : 19/06/2025

EMRAT/ Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

10:13 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com