Friday, July 1, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

5 milionë dollarë për sigurinë në gjimnaze, do të survejohen nga 1100 kamera

08:31 : 05/03/2016
në AKTUALITET, SOCIALE
5 milionë dollarë për sigurinë në gjimnaze, do të survejohen nga 1100 kamera

Pas dixhitalizimit, 60 shkollat e mesme që aktualisht kryejnë mësim me tablet, do të survejohen nga kamera sigurie, shkruan Gazeta Panorama. Qeveria shpall tenderin për rritjen e sigurisë fizike e dixhitale në shkollat e arsimit të mesëm, projekt që kap vlerën e rreth 5 milionë dollarëve.

Në total do të jenë 1100 kamera të shpërndara në shkolla, në varësi të hapësirës dhe nevojave që kanë. Kështu, çdo gjimnaz ka minimalisht 10 deri në 25 të tilla, si brenda korridoreve dhe në territorin e jashtëm. Të gjitha kamerat administrohen nga një sistem qendror në kryeqytet, i cili mund të vëzhgojë në kohë reale çdo kamerë individuale të instaluar. Po ashtu, ai do të arkivojë regjistrimin e kamerës kryesore në hyrje të çdo shkolle ose në shkollat ku ka alarm apo është nën monitorim të veçantë.

PRIVATËSIA
Funksioni i kamerave që do të vendosen në shkolla është i mirëpërcaktuar, siguria fizike e dixhitale. Kurrsesi, ato nuk mund të shërbejnë për monitorimin e ecurisë mësimore të nxënësve apo të ndërhyjnë në punën e mësuesve. “Vëmendje duhet t’u kushtohet të drejtave të individit për privatësi të arsyeshme dhe shmangie të monitorimit ndërhyrës në punën e mësuesve dhe nxënësve për çfarëdo arsye. Në mënyrë të veçantë, teknologjitë ÇTV nuk duhet të vendosen në klasa për të mbledhur të dhënat për qëllime të menaxhimit të performancës ose në procedurat mësimore”, thuhet në dokumentin me specifikimet teknike të projektit.

Salla mbledhjesh apo dhoma zhveshjesh nuk do të jenë objekt i vëzhgimeve. Po kush mund t’i shohë pamjet? Akses në pamjet e regjistruara do të kenë vetëm mësuesit dhe personat e autorizuar nga drejtoria e shkollës, të cilët mund të hapin nëpërmjet kartave elektronike sistemin e kontrollit, i cili instalohet në dyert e secilit prej laboratorëve dixhitalë në shkolla. “Sistemet AC do të kenë funksionin e mbrojtjes së laboratorit nga hyrjet e paautorizuara, si dhe funksionin e ruajtjes së regjistrit të hyrjes në laborator. Ditari i hyrjeve do të jetë i lexueshëm edhe në sistemin qendror të monitorimit”, thuhet në dokument.

SIGURIA NË SHKOLLA
Kamerat e sigurisë në gjimnaze do të jenë shumëfunksionale. Veç survejimit 24/24, projekti do të mundësojë edhe një sërë shërbimesh shumë të nevojshme si: alarmi nga vjedhjet apo zjarri, kontrolli i hyrjes në shkolla me anë të sistemit, administrimi dhe monitorimi i laboratorëve e deri te ngritja e platformës së komunikimit multidimensional. Përveçse një aset në shkolla, instalimi i kamerave në shkolla bën të mundur që asetet e teknologjisë së informacionit të operojnë dhe të ruhen nga një qendër, ato mbledhin sistematikisht të dhëna mbi gjendjen teknike të infrastrukturës informatike, mat nivelin e përdorueshmërisë së pajisjeve të laboratorëve në funksion të mësimdhënies dhe mundëson qëllimin final, që janë ambientet të sigurta e të mbrojtura për nxënësit e mësuesit.

Lexo edhe:

Renditja e gjimnazeve publike në Tiranë sipas ‘Kartës së Performancës’, ja më të vlerësuarit

Dy mësues infektohen me Covid-19, priten tamponët për kolegët

(Panorama/Boldnews)

Etiketa: gjimnaze

Lajme të lidhura

Renditja e gjimnazeve publike në Tiranë sipas ‘Kartës së Performancës’, ja më të vlerësuarit
AKTUALITET

Renditja e gjimnazeve publike në Tiranë sipas ‘Kartës së Performancës’, ja më të vlerësuarit

19:02 : 19/11/2021
Maqedoni e Veriut, 162 raste të reja me Kovid-19, katër viktima dhe 109 të shëruar
AKTUALITET

Dy mësues infektohen me Covid-19, priten tamponët për kolegët

17:02 : 02/10/2020
Para
Merkel jep garanci nga Parisi: Rusia do respektojë armëpushimin në Siri

Merkel jep garanci nga Parisi: Rusia do respektojë armëpushimin në Siri



TË GJITHA

Dy largime me peshë nga Juventus

Dy largime me peshë nga Juventus

23:59 : 30/06/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 1 korrik 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:53 : 30/06/2022
Kush ishte zyrtari i SHISH që shkëmbeu USB dhe para me agjentë të huaj

Kush ishte zyrtari i SHISH që shkëmbeu USB dhe para me agjentë të huaj

23:49 : 30/06/2022
ISHP jep 12 këshilla si të përballojmë të nxehtin

Parashikimi i motit, temperatura deri në 40°C

23:48 : 30/06/2022
VIDEO/ Pse shkuan në përplasje “fizike” Berisha dhe Alibeaj

Alibeaj-Berishës: Ke 30 vjet që përdor gjuhë denigruese

23:40 : 30/06/2022
Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Xhaferit, 61 deputetë votuan kundër

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Xhaferit, 61 deputetë votuan kundër

23:37 : 30/06/2022
De Biasi këshillon Strakoshën: Largohu nga Italia, duhet të përmirësohesh

De Biasi këshillon Strakoshën: Largohu nga Italia, duhet të përmirësohesh

23:37 : 30/06/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com