Zyrtare, infermierët protestë me 20 dhjetor para Ministrisë së Shëndetësisë

Prej dy ditësh infermierët kanë paralajmëruar për protestën e tyre me datën 20 dhjetor. Tashmë është zyrtare që protesta do të zhvillohen me datën 20 dhjetor ku do të marshojnë drejt  tek Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orën 10:00 nisja do të bëhet nga ‘Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza’.

Shoqata e Infermierëve, që edhe e organizon këtë protestë, ka bërë me dije arsyet e protestës:

“Je i PAPUNË bashkohu me ne
Je i PAKËNAQUR me punësimin përmes portalit bashkohu me ne
Je i pakënaqur me PAGËN bashkohu me ne Je i pakënaqur me TRAJTIMIN qe u bëhet Infermiereve bashkohu me ne
Je i pakënaqur me KUSHTET E PUNËS bashkohu me ne
Je i pakënaqur qe PACIENTËT nuk kanë kushte të mira shërbimi bashkohu me ne
Je i pakënaqur me sistemin e PËRGATITJES së infermierëve …”- 
thuhet në njoftimin e Shoqatës së Infermierëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *