Tragjedi në Itali/ 6 të vdekur në diskotekë e 120 të plagosur

Pesë minorenë dhe një nënë që shoqëronte vajzën kanë vdekur pasi janë marrë para nga turma, gjatë një arratisje në panik në një lokal në Ancona. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano.

Ajo që shpërtheu panikun gjatë koncertit të reperit Sfera Ebbasta ka qenë përdorimi nga një person i pranishëm i sprai piper. Rreth 120 të plagosur, mes të cilëve 12 janë rëndë, disa prej tyre në rrezik për jetën.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Torrettes në Ancona (ata më rëndë), Senigallia e Jesi. Hetuesit po shqyrtojnë elementë të ndryshëm: si në aspektin e dinamikës së tragjedisë, e cila kujton atë të Piazza San Carlo në Torino (madje edhe në atë rast paniku u shkaktua nga një sprai piper), ashtu edhe mbi një dëshmi për mungesën e një dalje emergjente.

Një 16-vjeçar, i plagosur tha se në lokal, ku ishin një mijë njerëz, “ne po kërcenim duke pritur për të filluar shfaqja e Sfera Ebbastës, kur ndjemë një erë acaruese: vrapuam në një nga daljet emergjente por e gjetëm të bllokuar, badigardët na thanë që të ktheheshim pas”.

Djali u transportua, së bashku me të dashurën e tij të së njëjtës moshë, në spitalin e Torrettes në Ancona: historia e tij është konfuze, por i riu është i sigurt se dalja emergjente ishte e mbyllur. Pikërisht për këtë arsye, turma do të dilte në anën tjetër, dhe dhjetëra të rinj kishin rënë nga një mur në zonën e poshtme. “Njëri vdiq i shtypur nën të gjithë”, tha 16-vjeçari.

Lokali është sekuestruar, dhe gjatë natës karabinierët dëgjuan 6 nga rojet e sigurisë të pranishëm në diskotekë në kohën e tragjedisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *