Skandali i Unazës/ I “përzgjedhuri” i Gjiknurit me 15 kompani fiktive, njëra quhet “Bukë e Djath”

Nga Boldnews.al

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, reagoi për herë të parë pas shpërthimit të skandalit me kompaninë “amerikane” të Unazës së Re, duke deklaruar se ka kërkuar nga autoritetet amerikane për të verifikuar të dhënat e Dunwell Haberman. Por, nëse vullneti qeveritar do të ishte real, vetëm me një kërkim të thjeshtë nga kompjuteri i zyrës do të zbulonin lehtësisht se gjithçka përfshihet në një vorbull fiktiviteti.

Siç rezulton nga dokumentat e dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Kompania “D.Haberman” ka krijuar shoqërinë “bijë” në Shqipëri, “DH-Albania”, e cila është fituese e tenderit 20 milionë euro në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Në dokumenta rezulton se përfaqësuesi ligjor i kompanisë “mëmë” është Neesha Lynn Kumar, një shtetas nga ishujt Seychelles. “Boldnews.al” bëri një verifikim të thjeshtë në motorin e kërkimit “google” dhe zbuloi të dhëna interesante për këtë personazh misterioz.

Në bazë të të dhënave publike, Neesha Lynn Kumar rezulton “përfaqësues ligjor” i të paktën 15 kompanive fikitve, të gjitha të krijuara në periudhën maj 2017-shkurt 2018, të gjitha pa asnjë aktivitet, të gjitha të regjistruara thuajse në një adresë të vetme në Miami, SHBA dhe të gjitha me emra të çuditshëm.

Kompania më interesante, të cilën Neesha Kumar e përfaqëson, quhet “Bukë e djathtë”. Ndoshta rastësi, por emri i kësaj kompanie përkon me një shprehje tipike shqiptare, kur flitet për një punë të arritur me lehtësi, ashtu siç ka fituar tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e segmentit “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”.

Në ekstraktin e QKR, mbiemri i përfaqësuesit ligjor është shënuar “Kunar”, pra me gërmën “n” në mes. Ndërsa, në realitet, siç dëshmon edhe një dokument i firmosur prej këtij personi, mbiemri është “Kumar”, pra me gërmën “m”. Ndoshta është një gabim në regjistrim, siç dyshohet që mund të jetë edhe një “lapsus” i qëllimshëm për të fshehur gjeneralitetin e tij të vërtetë dhe për të mbrojtur aferën e mundshme nga verifikimet mediatike.

Neesha Lynn Kumar, i cili deklarohet si përfaqësues i Dunwell Haberman, rezulton të jetë përfaqësues ligjor edhe i kompanive të mëposhtme, të gjitha dukshëm fiktive:

Smilex LLC, kompani e regjistruar në Miami, në dt. 04.05.2017, statusi “Aktiv”, por pa asnjë aktivitet, pasi bilancin për vitin e kaluar e ka pasur zero;

Michael Berenbaum Fine Art Gallery LLC, kompani e regjistruar në Miami, në dt. 30.06.2017, statusi “Aktiv”, pa asnjë aktivitet, me bilanc zero për vitin e kaluar;

Ambridge Holdings LLC, kompani e regjistruar në fshatin North Bay, Florida, në dt. 11.10.2017, statusi “Aktiv”, pa asnjë aktivitet, me bilanc zero për vitin e kaluar;

International Business Development Consultancy LLC, kompani e regjistruar në Miami, në dt. 26.10.2017, statusi “Aktiv”, pa asnjë aktivitet, me bilanc zero për vitin e kaluar;

Cheese and Bread (Bukë e djath, në shqip), kompani e regjistruar në Miami, në dt. 07.11.2017. Statusi “Inaktiv” prej datës 28.09.2018, pa asnjë aktivitet.

Atlas International Group LLC, kompani e krijuar më 13.12.2017, në Miami. Statusi “aktiv”, pa asnjë aktivitet, me bilanc tregtar zero.

Online Brand Guard LLC, kompani e regjistruar në 14.12.2017, në fshatin North Bay, Florida. Statusi “aktiv”, pa asnjë aktivitet, me bilanc tregtar zero.

Ahead Sports Services USA LLC, kompani e regjistruar në 09.01.2018, në Miami. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

Silicon Valley Educo LLC, kompani e regjistruar në 01.02.2018, në Miami. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

Ronsdeel Estates LLC, kompani e regjistruar në 08.02.2018, në Miami. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

MGES LLC, kompani e regjistruar në 08.02.2018, në fshatin North Bay, Florida. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

Angels and Riches LLC, kompani e regjistruar në 14.03.2018, në fshatin North Bay, Florida. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

V.A.L.B Distribution LLC, kompani e regjistruar në 04.03.2018, në fshatin North Bay, Florida. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

Worldwide IVF and Frozen Shipping Solution LLC, kompani e regjistruar në 20.09.2018, në fshatin North Bay, Florida. Nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *