Shoqëronte deputetin, arrestohet me armë pa leje polici

Një punonjës i Policisë Greke është arrestuar në flagrancë nga Policia Shqiptare pasi ai kishte armë pa leje.

Punonjësi i policisë ka qenë duke shoqëruar një deputet.

Në pyetje është marrë edhe deputeti që më pas është lënë i lirë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here