“Vetëm 97 euro shkojnë për universitetin”, studenti shqiptar në Gjermani tregon kostot që të bën “të vësh duart në kokë”

Një vend si Shqipëria me të ardhura nga më të ulëtat në Europë, ka tarifat më të larta për arsimin e lartë. Mbase për të kuptuar hallin se përse studentët janë në ditën e tretë të protestës së fuqishme dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre, është rasti i studentit Olsi Pajo i cili është studion në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olsi ka treguar dhe tarifën që paguan ai në Gjermani, në një vend ku rroga mesatare është mbi 3300 Euro në muaj dhe punët studentore paguhen minimalisht 9 Euro në orë. Për të mos folur për kushtet dhe shërbimet që marrin studentët atje.

287 Euro është tarifa që unë paguaj në një vend ku rroga mesatare është mbi 3300 Euro në muaj. Ku punët studentore paguhen minimalisht 9 Euro në orë.

Vetëm 97 Euro shkojnë për universitetin!

190 Euro shkojnë për transportin publik dhe me kartën studentore mund të udhëtosh pa paguar asgjë më shumë në të gjithë Landin.

Koviktet kushtojnë rreth dy herë më lirë sesa qeratë mesatare.

Për të mos folur fare për cilisinë e shërbimeve.

#mestudentet #zemramal”, shkruan në rrjetet sociale Olsi.

Kujtojmë që referuar të dhënëve të publikuar në media, studentët shqiptarë paguajnë afërsisht 4 herë më shumë për arsimim se ata në vendet europiane, duke patur parasysh nivelin e jetesës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here