Elseid Hysaj është tema e diskutimeve ditët e fundit në mediat italiane.
Prej muajsh Chelsea drejtuar nga Sarri kërkon futbollistin shkodran, por drejtues të Napolit i kanë thënë gjithmonë “JO” ofertës së klubit londinez.
Ditën e sotme mediat franceze kanë pasqyruar situatën e Hysajt, ndërsa mbrojtësi së fundmi është targetuar edhe nga Paris Saint Germain.
Në Francë, Hysaj i intereson trajnerit Tomas Tuhel dhe fjalët e fundit të menaxherit të tij, që e sheh të mundshëm edhe një transferim në janar, e bëjnë një element shumë interesant për merkaton e parisienëve.
Problemi i vetëm në këtë mes mbetet çështja e Fair Play Financiar, duke llogaritur se PSG është ende nën hetim nga UEFA dhe nuk ka luksin që të shpenzoj shifra të mëdha.
Napoli nuk e lëshon “Xhevahirin” shqiptar pa 50 milionë euro, ndërsa në Francë janë të bindur se drejtori sportiv, Antero Henrike, ka shënuar emrin e Hysajt në bllokun e tij dhe po monitoron me kujdes situatën te Napoli.