Lali Eri, malinji që fut duart edhe në xhepat e fëmijëve

Nga Boldnews.al

Sa herë ka dalë në televizor Lali Eri (Kryetari i Bashkisë së Tiranës), për të treguar se sheshi Skënderbej pret fëmijët e vegjël në këto festa fundviti? Me siguri nuk ju dalin gishtat e të dyja duarve për t’i mumëruar kronikat propagandë të pastër të Veliajt! Por ai shesh nuk është gjë tjetër përveçse një mundësi pasurimi i një grupi biznesmenësh, që bashkë me Veliajn fusin duart edhe në xhepat e vegjël të fëmijëve.

Duhet paguar që pa hyrë në hapësirën publike. Nëse një çift ka një automjet, parkingu nëntokësor i Bashkisë Tiranë kushton 200 lekë të reja deri në tre orë qëndrim. I ngritur nga taksat tona, ajo vepër ka kushtuar 2 milionë euro. Mund të lësh makinën dhe të dalësh në shesh, aty ku muzika mikse të fut në botën e zhurmshme që bashkohet me klithjet e gëzueshme të fëmijëve.

Në mënyrë të çrregullt, aty në “beton-pramidë”, ofrohet për fëmijët lojëra të ndryshme, të gjitha me pagesë që shkojnë për çdo xhiro në karosel, më tren, apo makina 100 lekë të reja. Çmime të ngjashme me një park modern lojërash, por këtu jemi në qendër të Tiranës, aty ku presupozohet që në festat e fundvitit edhe tarifat të reduktohen, por Lali Eri gjithnjë i çon në rritje.

Ai shesh që ka kushtuar në total 6 milionë euro, e ndërtuar nga kompania e preferuar e Lali Erit “Fusha sh.pk”, vijon ende të thithë para nga aytetarët. Gjithçka është e shtrenjtë dhe më së shumti sheh prindër që tërheqin fëmijët duke u shpjeguar me dhimbje: “Nuk kemi më lekë, duket të ikim…”. Argumente që nuk vlejnë për bindjet e më të vegjëlve që me të drejtë kërkojnë edhe ca më shumë argëtim, por sa më tepër qëndron në atë shesh “tallava”, shpenzimet rriten.

Aty asgjë nuk është falas. Bashkia Tiranë që ia ka dhënë hapësirën publike për shfrytëzim disa kompanive private (kundrejt një qiraje), vetë nuk ka ofruar asnjë shërbim pa pagesë. Qoftë edhe një park i vogël lojërash falas në shesh nuk gjendet gjëkundi. Çudia dhe zbrazja e xhepave shkon edhe më tej. Nëse një më i “kamur” preferon të ulet në kafenetë e shumta të sheshit, çmimet janë edhe më të kripura. Një shishe ujë 100, lekë, kafe 100 lekë, çaji po aq dhe asortimentet e tjera disa fish më të shtrenjta.

Po Lali Eri ndryshe e shet këtë atmosferë në televizione. Ai bën thirrje që vendi të vizitohet nga fëmijët e të rriturit. Që bashkia po u ofron mënyrë argëmtimi për të gjithë. Në fakt nuk është e tillë, në sheshin e bashkisë vetëm të shohesh është pa pagesë, çdo lojë fëmijësh e çdo mundësi tjetër argëtimi kushton, madje shumë.

Duhet ikur sa më parë! Me vrap drejt shtëpisë dhe ndërsa je me mllefin e një dite të shkuar me shumë shpenzime, të shfaqet përsëri në televizor Lali Eri. Përsëri ai, i veshur me një bluzë sipër së cilës ka stampuar një drer…! Në të vërtetë mund t’i shkonte më shumë stampimi i një fëmije që qan, sepse prindërit nuk kanë më para për të paguar për “lojërat” e Lali Erit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *