Te Kukësi nuk i shmangin dot nervat as me fitore. Dhe protagonist është sërish Arturo Rexhinaldo, i cili në momentin e ndërrimit jo vetëm që i drejtohet me nerva trajnerit, por edhe e shtyu kur ai u përpoq që ta përqafonte. U duk sikur kjo “shfryrje” vinte prej zëvendësimit në të 92-ën minutë, por jo.
Kur ky diskutim përfshiu edhe mesfushorin shkodran, Kalaja i është përgjigjur duke u betuar: “Për kokën time, nuk e kam sharë”.
– Pas debateve mes Kalasë dhe Rexhinaldos, të vetmit që u “gëzuan” ishin tifozët e Kamzës. Ngushëllimi i vetëm pas humbjes ishte ky sherr dhe i thonë Arlind Kalasë: “Bjeri legenit”.