Prej ditësh në Tiranë, Aleksandër Arvizu bën deklaratën e fortë: E ardhmja juaj është e trishtuar, ja arsyeja

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është rikthyer në Tiranë për një vizitë disa ditore, por tashmë jo si një zyrtar.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Arvizu tregon se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.

Ai është ndalur gjatë në një nga fenomenet më të diskutuar vitet e fundit në Shqipëri, largimi drejt vende të BE e më gjerë. Ai e komenton një situatë të trishtë këtë fenomen dhe sipas tij kjo vjen për shkak se shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

“Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë. Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra  që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë”, u shpreh Arvizu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here