Gruevski në kërkim, kërkohet heqja e mandatit të deputetit

Të paktën pesë kërkesa i janë parashtruar Kuvendit të Maqedonisë për marrjen e imunitetit të deputetit të Nikolla Gruevskit, i cili ndodhet në azil politik në shtetin e Hungarisë.

Në mungesë të shumicës së theksuar 2/3 e deputetëve, Kuvendi duhet të presë të paktën 6 muaj që të heqë imunitetin e Nikolla Gruevskit.

Alsat raporton se gjatë kësaj periudhe  Gruvski do të paguhet si deputet me të paktën 5 % më pak nga rroga totale, si shkak i mungesave të tij në seancën plenare dhe mbledhjen e komisioneve.

Kërkesat do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Mandate dhe Imunitete, që drejtohet nga Pavle Bogoevski.

Gruevski u dënua me dy vjet burg për rastin “Tank” për blerjen e Mercedesit luksoz, por para se të fillonte të vuante dënimin me burg, ai u arratis në Hungari.

Gruevski është akuzuar edhe në rastet e PSP-së “Tajektorja”, “TNT”, “Titanik” dhe “Dhuna në Qendrën”, ku gjykohet në mungesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here