Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hënë në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Urim Vata, rreth 55 vjeç, është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U.V., rreth 55 vjeç. Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës, për ngjarjen.