Dëshmia për gjobat/ Rivali i Aldo Bares që i shpëtoi atentatit: Kërkonin 500 mijë euro ose letrat e truallit

Saimir Taullau, rivali i Aldo Bares, personi qe i shpetoi se fundi atentatit te dyte, ka dëshmuar në gjykatë në vitin 2008 pas vrasjes së vëllait të tij, lidhur me gjobat që Aldo Bare (Alfred Shkurti) i kishte vendosur disa herë familjes së tij.

“Vëllai ka paguar disa herë ‘gjobat’ e vëna nga Alfred Shkurti. Siç më ka thënë vëllai, kishte paguar një herë si fillim 6 milionë lekë, të cilat i kishin marrë Eduart Demiri dhe Ilir Stërgu për llogari të Alfred Shkurtit. Më pas, 10 milionë të tjera të vjetra i janë paguar Enver Dondollakut dhe 6 mijë euro motrës së tij”- ka thene ai.

Me tej ka dhene edhe te tjera detaje: “Unë vetë personalisht, bashkë me Eduart Demirin, i kam paguar vëllait të Alfred Shkurtit, Zyberit, 6 milionë lekë të vjetra, të cilat m’i dha vëllai, Bakiu, që t’ia jepja pasi i kishte vendosur Alfred Shkurti ‘gjobë’.

Në vitin 2002, pasi vëllai kishte refuzuar të paguante 5 milionë lekë, ata i vendosën tritol banesës së vëllait tjetër, Albert Taullaut. Më vonë, pasi morën vesh që vëllai kishte blerë një truall në Tiranë, i kërkonin që të paguante 500 mijë euro ose letrat e tokës. Pas kësaj, vëllai nuk pranoi që t’i paguante dhe të shkonte të takonte Alfred Shkurtin”, ka dëshmuar Saimir Taullau.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here