Nga Boldnews.al
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 10 nga 11 protestuesit e Unazës së Re, duke rrëzuar në pjesën më të madhe kërkesat e prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës “arrest me burg”.
Në këtë mënyrë, gjykata, megjithëse jo plotësisht, arriti të ndalë revanshin e Prokurorisë së Arta Markut kundër çdo qytetari që “guxon” të kundërshtojë vendimet e kryeministrit Edi Rama.
Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për 5 prej protestuesve, të cilët u përplasën fizikisht me forcat policore paraditen e së Enjtes, para godinës së Parlamentit. Megjithëse me prova të vagullta apo pa prova, prokurorët kërkuan mbajtjen në qeli të disa prej të arrestuarve nga Policia, në tentativë për t’i treguar Edi Ramës se ata, nën drejtimin e Arta Markut, do të shërbejnë si “ëngjëll mbrojtës” ndaj qytetarëve që rrezikojnë imazhin e kreut të qeverisë.
Gjithësesi, edhe gjykata, pas presioneve disa-ditore të qeverisë, vendosi të mbajë në qeli për 30 ditë Dorjan Protoduarin, i cili goditi me këpucë kryeministrin Rama, gjatë vizitës propagandistike të tij në Spitalin e Traumës, ku u interesua vetëm për shëndetin e policëve të lënduar gjatë protestës.
Edi Rama, duke pasur nën kontroll policinë e prokurorinë, si edhe duke ushtruar presion mbi gjykatat, po tenton që të zbusë dhe frenojë çdo lloj proteste qytetarë ndaj pushtetit të tij. Me të njëjtin represion policor e prokurorial, kryeministri synoi të frenonte protestën e qytetarëve kuksianë disa muaj më parë. Me të njëjtën formë po tenton të frenojë irritimin e banorëve të Unazës së Re, të cilët kanë marrë në duar vendimin për prishjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti korruptiv i Unazës së Madhe.