Monika Lubonja poston foto nudo: ”Jam lakuriq”

Vetëm pak më parë, aktorja e njohur Monika Lubonja ka publikuar në Instagram një foto të sajën, ku i ka bashkangjitur edhe një poezi.

Por kjo nuk është një foto si shumë prej të tjerave, që jemi mësuar të shohim Monikën. Këtë herë ajo ka publikuar një foto nudo dhe përbri saj shkruan:

“Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…
S’e di, nëse fitova qetësinë!…
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë”.

Këtë poezi, ajo e ka përshtatur edhe me vetë konceptin e fotos. Sigurisht nuk kanë munguar komentet, të cilët janë fokusuar ndoshta më tepër tek poza e saj se tek mesazhi që Monika ka dashur të transmetojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *