Juristi paralajmëron Ramën: Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik!

Juristi  Artan Manushaqe menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për 11 të ndaluarit e protestës së Astirit, është shprehur se “Unaza e Re” ishte varrimi politik i kryeministrit Edi Rama.

Manushaqe i bën thirrje Ramës të mos ua mbyllë fjalën e lirë qytetarëve dhe të shmangë vëllavrasjen e Policisë së Shtetit me shqiptarët.“Mesazhi im është për Edi Ramën: Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur! Mos e fut Policinë e Shtetit në vëllavrasje me shqiptarët! Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik! Mos e harro!

Shikoje opinionin si po reagon! Të gjithë ne banorët e Unazës së Re dhe të gjithë Shqipërisë jemi për projekt zhvillimi! Urdhëro, na kompenso dhe le të bëhet projekti! Po ç’është ky represion mbi ne?! nuk do ta lirojmë o Edi Rama! Harroje, nuk shkel ti në Unazën e Re!

I bëj thirrje të gjithë intelektualëve të Shqipërisë, – tha ai, – që t’i bëjnë presion opinionit publik, kryesisht qeverisë, pushtetit autoritarist që po ndërton Edi Rama dhe që po tenton t’u mbyllë edhe fjalën e lirë, qytetarëve, që të mos e dërgojë Unazën e re dhe Shqipërinë në përplasje përsa i përket banesave të qytetarëve.

Ligjërisht ne na mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendimi i vitit 2004. Vendimi i Ondorlusë kundër Turqisë e ka të garantuar pronën, edhe kur e ke pa leje, edhe kur ke një tullë. Pse? Se në momentin që qeveria e ka lejuar një gjë, nuk e ka ndaluar, ti ke krijuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe të vazhdueshmërisë. Ke ndërtuar konceptin social të banimit, komunikimit, shkollës. E gjithë Shqipëria ka bërë ndërtime të paligjshme nga ’90-a e këtej. Në Tiranë janë 80% të ardhur. 50% e pallateve janë pa hipotekë. Por Kushtetuta dhe Konventa Europiane në thelbin e vet ta garanton pronën që në momentin që e ke ndërtuar”, është shprehur ai.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *