FOTO/ Brenda shtëpisë së Zaiminës, ambient më modern nuk keni parë

Edhe pse prej disa kohësh ajo ka hequr përkohësisht dorë nga muzika, Zaimina Vasjari vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarat që nga fillimi karrierës e deri sot kur është nënë e një vajze.

Ajo e fiton qendrën e vëmendjes mediatike jo vetëm për anën profesionale, por edhe për deklaratat, videoklipet e jetën private.

Dhe ka qenë pikërisht jeta e saj jashtë ekranit, të cilën vetë Zaimina ka vendosur të na e zbulojë, duke bërë publike ambientet e shtëpisë super moderne, shumë luksoze, ku jeton me partnerin e saj Klodi dhe vajzën Khloe.

E bardhë, e zezë dhe gri janë ngjyrat që dominojnë në shtëpinë e Zaiminës, e cila i ka arreduar vetë ambientet duke qenë se ka mbaruar shkollën për arkitekturë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here