Akuzohet se plagosi policen, i riu: Nuk isha unë, ja çfarë ndodhi

Daniel Drobaj, 18-vjeçari që u arrestua dje si personi i dyshuar që mund të ketë hedhur kapsollën drejt polices Ina Nuka, ka mohuar kategorikisht se fshihet pas ngjarjes.

Në dëshminë para oficerëve të policisë ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë tek Kuvendit, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

“U njoha me të drejtat procedurale që më jep ligji dhe jam dakord me mbrojtësin ligjor të zgjedhur nga ana ime avokatit Alfred Duka. Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë.

Duke qenë se në derën e banesës time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time dhe kemi qenë në protestën e datës 22.11.2018 para parlamentit. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës.

Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë.

Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, tha ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *