FOTO/ Kapen në Morinë mallra dhe ilaçe kontrabandë

Specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës një sasi mallrash dhe ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit “Volkswagen”, në pronësi të personit me inicialet R. Ll., pas kontrollit në skaner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ka rezultuar se ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilaçesh.

Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë përcjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *