FOTO/ Humbje e madhe për artin! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar

Arti shqiptar ka humbur një artist shumë të mirënjohur me disa çmime të fituara. Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin e njohur Qirjako Sava.

Ai ishte pjesë e krijimit të kësaj trupe profesioniste, me vlera të veçanta dhe është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.

Aftësitë e tij artistike u dalluan që në vitin 1946, kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore”, e cila organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit.

Qirjako Sava fitoi diplomën e parë të nderit në vitin 1951, në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953. Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës, me një krijimtari të pasur artistike.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here