Pavarësisht se me këtë deklaratë banorët e Unazës së Madhe kanë deklaruar dhe afatin e nisjes së punimeve, ende është enigmë sesi do të menaxhohet trafiku në një nga akset më të rëndësishme të Tiranës.
Projekti është prezantuar prej kohësh, por ARRSH nuk ka një sqarim sesi do të orientohen automjetet për të shmangur krijimin e një trafiku mbytës.
Vetëm në rrethrrotullimin “Shqiponja”, kalojnë të paktën katër mijë makina në orë, ku pjesa më e madhe devijojnë në Unazën e Madhe drejt autostradës Tiranë- Elbasan, apo për të kaluar në aksin pranë Pallatit me Shigjeta.
Një prej mundësive mbetet dhe rruga dytësore Kashar-Tiranë tashmë e mbingarkuar, gjë që nuk jep shumë mundësi zgjidhje.
Por dhe kalimi drejt Zogut të Zi po ashtu duket se nuk është një zgjidhje për fluksin e lartë të automjeteve.
Në këto kushte dhe vetë ARRSH nuk ka dhënë një datë për fillimin e zbatimit të projektit.
Ndërsa banorët e Unazës së Madhe prej ditësh tashmë janë ngritur në protesta, duke kërkuar dëmshpërblimin e banesave të tyre.