Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, i cili ka spikatur gjithnjë me humorin therës kundrejt politikës dhe politikanëve, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “360 gradë”.
Gjatë intervistës së tij Llakaj ka shpërthyer kundër politikanëve, duke pohuar se e enjtja në parlament është estradë shqiptare dhe gjysma e politikanëve janë me diploma të vjedhura.
“Artisti nuk duhet të përdoret. Politikani është inferior përballë artistëve. Kush janë politikanët sot? Janë gjysma me diploma të vjedhura. Nuk kanë as nivelin më minimal të kulturës. E kam thënë që ditën e enjte është estrada shqiptare në Parlament. Ke halabakllëkun më të madh e gjen aty. Gjuhën më të ndyrë dhe më banale”.- është shprehur Agron Llakaj gjatë prononcimit të tij.