Moti i keq në të gjithë vendin, ja zonat që mbeten pa energji elektrike

Për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, rrjeti elektrik i shpërndarjes ka pësuar defekte që kanë penalizuar abonentët me mungesë të energjisë elektrike.

OSHEE ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq duke angazhuar në terren brigade të avarive të cilët janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për riparimin e defekteve.

Rajoni më i prekur nga moti i keq ka qenë zona e Korçës ku janë konstatuar përcjellës të këputur të linjës 35 kV, thyerje izolatorësh , dëmtime kabllosh.

Si pasojë e terrenit malor, birgadat e punonjësve të OSHEE e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në zonat e thella.

Me ndalimin e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve nga borëpastrueset, ka rinisur sot herët puna në terren.

Sipas informacionit të orës 10:00 të dispecerisë së tensionit të mesëm dhe të ulët në kompaninë OSHEE, është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër.

Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të keputur.

Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba).

Me përmirësimin e motit, vijon puna në terren e brigadave të OSHEE-së për evidentimin dhe eleminimin e defekteve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët si dhe në kabina.

Aktualisht janë pa energji pjesërisht fshatrat: Stravaj,

Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kacinar, Luf,

Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hocisht, Ploçisht, Drenovë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *