Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Apelit të Tiranës, Genti Trenova.
Trenova shprehet se, procesi i hetimit dhe gjykimit ndaj tij, “eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes”.
“Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se eshte lene ne fuqi vendimi i KPK per shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnje. Te gezohet kush te doje e te merzitet kush te doje. Doja te komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qarte se po behet ne menyre selektive e shoqeruar me presion psikologjik dhe gjobvenie.
Procesi i hetimit dhe gjykimit tim eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes.
Sa per ONM ajo sherben sa per fasade per te fshehur padrejtesite apo per te mbushur me propagande procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe persepektiva te reja”, reagon prokurori përmes një shënimi në Facebook.