FOTO/ Si u shpëtuan mbrëmë në borë, 3 korçarët me fëmijën, pasi u rrëshkiti makina

Mbrëmjen e së dielës, 3 të rinj nga Korça dhe një fëmijë mbetën të bllokuar në Dardhë, në kilometrin 11, pasi makina e tyre shkau në kanal. fatmirësisht, ata nuk pësuan gjë, por ora e vonë dhe moti i ftohtë qe rrezik i dytë për jetën e tyre dhe sidomos të voglin që mbanin në krahë.

Arrsh njoftoi se u vu në dijeni kontraktori i aksit Korçë-Dardhë, përgjegjësi rajonal i Korçës, Genti Pere, që bëri të mundur hapjen e rrugës dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi.

Lidhur me rastin, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve  ë të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here