Inate, urrejtje, dashuri! Ja cilat artiste të estradës pëlqen dhe ‘urren’ Fjolla Morina

Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë.

Ajo ka zbuluar për herë të parë publikisht marrëdhëniet që ka me artistet e estradës dhe mendimin e saj për to.

Në sfidën me paintball në ‘Shiko kush luan’, Fjolla konsideroi Era Istrefin si artisten që meriton famën dhe mund të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në Eurovision. Ndërsa për motrën e saj nuk ka mendim aq të mirë.

Për Nora Istrefin tha se është këngëtarja që kopjon më shumë.

Ndërsa për Encën, Fjolla tregoi se është artistja që këndon më mirë. Për Morena Tarakun që u përfol se nuk i kishte marrëdhëniet mirë, Fjolla tha se është këngëtarja që vishet më mirë.

Marrëdhëniet më të këqija duket se Fjolla i kishte me Tunën dhe Samanta Karavellën. Për Tunën tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, duhet të heqë dorë nga muzika dhe është këngëtarja që ka ngatërruar gjithë estradën. Samantës do i bënte një diss.

Por bashkëpunimin do e kishte bërë me Çiljetën.

Dhurata Dora sipas Fjollës është një vajzë e kompletuar që i ka gjithë të mirat.

Nuk mungoi edhe opinioni i saj për Adelina Ismailin që është konsideruar diva e estradës, për të cilën tha se ka shumë operacione plastike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here