FOTO/ Zbulohet skena e Donald Trump në një film pornografik

Edhe 2 vjet pas zgjedhjes së tij, shumë bien dakord që Donald Trump është një zgjedhje e pazakontë për President. E çuditshme është gjithashtu që një lider i një vendi të jetë shfaqur në një video porno (Po, po. Trump është shfaqur aty, nëse nuk e keni ditur).

Presidenti aktual i SHBA-ve bëri një paraqitje në një film eksplicit të Playboy në vitin 2000, të zbuluar nga BuzzFeed News. Filmi “Centerfold” bën fjalë rreth binjakeve Bernaola që udhëtojnë në vend në kërkim të një bukuroshi për të gjetur Playmate-in (shok loje) e parë të mijëvjeçarit të ri.

Sipas BuzzFeed, në këtë film ka skena ku femrat shfaqen plotësisht nudo duke pozuar në pozicione seksuale, duke vallëzuar zhveshur, duke prekur veten zhveshur, duke prekur njëra-tjetrën zhveshur dhe duke fërkuar mjaltë në veten e tyre.

Dhe kur shfaqet Donald Trump? Ai shfaqet në skenën ku i mirëpret “shokët” në vizitën e tyre në Nju Jork, duke hapur një shampanjë në limuzinë dhe duke e derdhur atë në logon e Playboy. Ai thotë: “Bukuria është bukuri, dhe të shohim çfarë ndodh në Nju Jork”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here