Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar, teksa një makinë ka përplasur një karrocë. Vezir Shehu, 60 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, është vënë në prangat e policisë i dyshuar për aksidentin.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Iveko” me targa AA 576 MY, ka goditur nga mbrapa karrocë e tërhequr nga një kafshë pune, gjatë mbrëmjes së të hënës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i saj, Ramazan Xhelili, 83 vjeç.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme ju referuan Prokurorisë së Elbasanit.