PD kërkon ‘kokën’ e Vangjush Dakos: Duhet të arrestohet menjëherë, po shkatërron provat me Ramën

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një dalje për mediat ka kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos. Vokshi nuk kursen akuzat ndaj Ramës, teksa shprehet se është ai që po mban të kyçur në sirtarët e prokurorisë provat që mund të çojnë në burg Dakon.

Deputetja e PD-së e cilëson iligjetime qeverinë  aktuale dhe Ramën kryeministër të paligjshëm.  Vokshi thekson se dosja 339 është prova që zbulon se zgjedhjet e 2017-ës, janë blerë.

Dosja 339 që Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e prokurorisë është prova që mund të çojë në burg Vangjush Dakon dhe bandat e Durrësit. Dosja 339 kanë faktuar që Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para dhe pas zgjedhjeve.  Shqiptarët nuk votuan të lirë, por u shantazhuan dhe kërcënuan nga bandat. 

 Dosja 339 është ajo që faktuan vëzhguesit ndëkombëtar që vota në Shqipëri u ble.  Vangjush Dako duhet të arrestohet menjëherë, çdo ditë në liri ai shkatërron provat dhe manipulon dëshmitarët i ndihmuar nga kryeministri Edi Rama.  Dosja 339 tregon pa hezitim që zgjedhjet në vitin 2017 u blenë bashkë me krimin. Rama është kryeministër i paligjshëm. Në Shqipëri nuk do të ketë as drejktësi as luftë kundër krimit, asnjë zhvillim normal pa ndëshkuar krimin elektoral qqë mban në pushtet qeverinë iligjitime të Edi Ramës”, tha Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *