Basha: PD program ekonomik me CDU për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin

Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar I Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së.

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurrencës së lirë.

‘Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën’- u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *