Peshkopët francezë do formojnë komision për abuzimin e fëmijëve

Konferenca e Peshkopëve të Francës ka bërë të ditur se do të themelohet një “komision i pavarur” për të hetuar abuzimin seksual ndaj të miturve në Kishën Katolike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi katër-ditor në qytetin francez Lourdes, peshkopët francezë publikuan një deklaratë duke thënë se qëllimi i komisionit do të jetë “të hedhin dritë mbi abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike që nga viti 1950”.

Përveç kësaj, komisioni do të kërkojë “të kuptojë arsyet që çuan në mënyrën se si u trajtuan këto çështje” dhe do të bëjnë rekomandime.

Anëtarët dhe udhëheqja e komisionit do të emërohen në ditët e ardhshme, me një raport që do të publikohet brenda dy ditëve.

Një nga objektivat e komisionit do të jetë “mbledhja e tregimeve të viktimave për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këto veprime”, ndërsa konferenca e peshkopëve po ashtu ka sugjeruar se kompensim financiar mund t’u ofrohet viktimave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here