Victoria Beckham qau dy ditë, pasi dëgjoi si e përshkruan David martesën

Viktoria Beckham nuk pushonte së qari pasi dëgjoi si e përshkruane David martesën e tyre 19 vjeçare. Ylli i futbollit tha se martesa e tyre ishte shumë punë e vështirë  dhe e ndërlikuar. 44 vjeçarja u ndje e poshtëruar pas intervistës së bashkëshortit të saj në The Sunday Project.

Çifti ka dhënë disa intervista për mediat australiane përpara mbërritjes së tyre në Sidnej për Invictus Games. Ishte pikërisht në një prej këtyre intevistave ku David tha këto fjalë për martesën e tyre.

Mësohet se çifti nuk ka qenë bashkë javës që shkoi pasi kanë patur axhenda të ndryshme. Ata u bashkuan për udhëtimin e tyre nga Londra në Sidnej. Udhëtimi që zgjati 22 orë me siguri ka qenë mjaft i sikletshëm për të dy.

Kur zbritën nga avioni, Victoria dukej e nevrikosur ndërsa David, i buzëqeshur, përshëndeste turmën. Intervista e David u publikua të mërkurën. Që nga ajo ditë, burime pranë Victorias thonë që ajo vetëm ka qarë.

“Kur ajo mësoi se çfarë tha David për martesën e tyre, ishte sikur shpërtheu një bombë bërthamore,” tha një mikeshë e saj.

Mësohet se stilistja u ndje e shkatërruar dhe e turpëruar nga deklaratat e bashkëshortit. Ajo nuk e ka idenë pse ai u shpreh në këtë mënyrë, thonë burimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *