Më 18 shtator një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zonën turistike të Jalës u shoqërua me tension dhe përplasje të forta mes banorëve, inspektorëve dhe policisë.
Madje, gjatë aksionit për shembjen e nëntë objekteve, si banesa dhe subjekte biznesi, asistoi edhe vetë kreu i IKMT në Vlorë, Fatmir Meta, i cili kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj, i gjendur pranë banorëve të prekur.
Por, një muaj pas ngjarjes dalin në dritë të tjera detaje nga ajo ditë.
Politiko.al mëson se katër inspektorë të IKMT në Vlorë janë shkarkuar për shkak se kishin refuzuar të zbatonin urdhrin, për nisjen e aksionit, i cili sipas banorëve ka nisur pa asnjë paralajmërim dhe vetëm me një letër të pa firmosur e pa vulosur e mbërritur në orën 07.00 të mëngjesit, pra pak para nisjes së ndërhyrjes me fadroma.
Banorët dhe deputetët e PD, të cilët shkuan në mbështetje të tyre deklaruan për mediat se ky aksion vjen i paparalajmëruar për interesa të klientëve të Ramës.