Historia/ Pas 27-vitesh nëna gjen vajzën e saj, përlotet në studio

Nëna, Lejmone Jahaj bëri publik rastin mbrëmë në Report Tv, ndërsa akuzoi vjehrrën se i kishte falsifikuar dokumentet duke firmosur për birësimin pa dijeninë e saj para 27 vitesh.

Stafi i emisionit ‘Pa Gjurmë’ nisi kërkimet nga momenti që është birësuar duke arritur që të gjejë vajzën, që tashmë nga Matilda quhet Maria dhe është e birësuar në Janinë.

Vajzës i është ndryshuar ditëlindja, por edhe emri, ajo është 31 vjec, ka mbaruar studimet e lartë dhe është fejuar. Vajza nuk komunikoi me nënën e saj, pasi prindërit që e kanë birësuar nuk i kanë treguar ende të vërtetën.

“Është një kënaqësi, pasi do të ngopem. Faleminderit shumë. Jam mirënjohës. Edhe sikur të mos më duash, dua të dish që nuk të kam harruar, të kam kërkuar, sa gurë ka dheu, aq herë të kam kërkuar. Fëmija të fut atje ku nuk….faleminderit për emisionin. Nuk kam lënë vend pa kërkuar, faleminderit ju për emisionin. Nënat të vijnë të kërkojnë ndihmë këtu”, tha Lejmone Jahaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *