I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 Mustafaj u shpreh se kjo cenon pavarësinë e mediave në vend ndërsa shtoi se prokuroria duhet të nis një hetim për këtë ngjarje.
“Kjo është e rëndë, pasi cenohet pavarësia e mediave në Shqipëri dhe ndërhyrje e rëndë në jetën demokratike. Heshtja e ministrit të jashtëm shqiptar është e rëndë. Duhet të ketë një hetim kompleks lidhur me akuzat për financimin e mediave nga fondi sekret i ministrisë së jashtme greke në Shqipëri sepse kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Duhet të ketë një hetim nga prokuroria dhe duhet qëndrim nga qeveria”- tha Mustafaj.