Reperja e famshme shqiptare Tayna që pas këngës ‘Columbiana’ u bë shumë e njohur në vendin tonë dhe çdo këngë e saj u kthye në hit, që dëgjohen nga të gjithë.
Siç duket fama e saj do të dalë dhe jashtë kufijve shqiptar ashtu si këngëtarja Era Istrefi, pasi reperja është shumë afër të nënshkruajë kontratë më një nga labelët më të njohur në botë.
Ka qënë menaxheri i saj Rinor Hykolli ai i cili në një postim në ‘Instastory’ ka publikuar një foto në shkallët e ‘Ultra Music’ dhe ka etiketuar Taynën.
Siç raporton ‘Prive’ një muaj më parë, Rinori ka refuzuar më parë ofertën nga ky labël, por mesa duket shumë shpejt dhe Tayna do të dëgjohet në të gjithë botën.