37 vjeçari Kastriot Kila u arrestua ditën e sotme nga policia e Elbasanit si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Fax ëeb ka siguruar fotot nga jeta e tij luksoze. 37 vjeçari dispononte mjaft makina të shtrenjta mes tyre edhe një Ferrari.
“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:
• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, shkruante policia në njoftim.